Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në shkollën e mesme në Ishull Lezhë.

Zjarri ka rënë në një zonë me shkurre dhe kallamishte, ndërsa raportohet se flakët kanë dëmtuar edhe  disa shtylla të tensionit elektrik.

Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por ende nuk ka version zyrtar për këtë. 

Nga flakët janë rrezikuar disa shtëpi e biznese, por fatmirësisht nuk ka pasoja në jetë njerëzish.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.