Një ngjarje e e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku 200 bagëti (dele) janë djegur në një stan.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15 në fshatin Viron, Finiq, ku në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur bagëtitë si dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.

Njoftimi i policisë:
Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.