Policia e Durrësit ka dhënë informacionet e para rreth zjarrit që ka përfshirë një pallat 3-katësh në Fushë – Krujë.

Sipas bluve, bëhet me dije se banorët janë evakuuar dhe zjarri është fikur pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

“Më datë 14.09.2019, në Fushë – Krujë, tek ish-kooperativa "Partizani" ka rënë zjarr në katin e tretë të një pallati, kati i fundit i banimit.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe fikjen e zjarrit”, informon policia e Durrësit.

Për pasojë janë shkaktuar dëme materiale ku është djegur kati i tretë.

Grupi hetimor po punon për evidentimin e shkakut të zjarrit.