Kryebashkiakja e LSI-së shpërthen ndaj Nikollës: Ministrja më e paaftë!

08/09/2016 - 10:05

Edhe aleati qeveritar, LSI. duket se ka rezerva ndaj përqasjes së ministres së Arsimit Lindita Nikolla në raport me sistemin arsimor.

Kryebashkiakja e kësaj force politike për Përrenjasin, Miranda Rira, ka kritikuar ashpër ministren Nikolla për rrënimin e përpjekjeve, siç thotë ajo, të dhjetëra e qindrave maturantëve për pranimin në Universitete.

Kryebashkiakja e LSI-së, e cilëson Nikollën si ministren më të paaftë dhe që ka dështuar me sistemin arsimor.

Më lejo ta them hapur Lindita Nikolla se je ministrja më e paaftë që njoh. Habitesha edhe më shumë nga paaftësia jote kur vije në Komisionin e Arsimit gjatë kohës që isha deputete, nga argumentet e dobëta që jepje, vetëm mëk- mëket e tua dëgjoheshin. Habitesha sesi mund të ishe ministre e Arsimit dhe e Shkencës, kur minimalisht duhet të kishe gradën doktor, teksa vendi kishte me qindra profesorë të nderuar me tituj. Ke dështuar njësoj si PD- ja që i qelbi universitetet duke i kthyer ato në kioska që jepnin diploma. Ke hedhur në kosh ëndrrat e maturantëve dhe djersën e qindra prindërve të ndershëm”, shkruan me tone të ashpra Rira në një status në faqen e saj në “Facebook”.

Statusi i plotë i kryebashkiakes Miranda Rira:

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: