Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kryebashkiaku Dako bojkoton përurimin e Haxhinastos

17/04/2015 - 19:09

Durrës,17 Prill 2015 - Ministri i transportit dhe i infrastrukturës Edmond Haxhinasto këtë të premte më 17 prill 2015 inaguroi mbikalimin e Shkozetit në Durrës, një investim ky prej 8 milion eurosh i financuar bujarisht nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Inagurimet në prag fushatash elektorale tashmë nuk përbëjnë lajm në Shqipëri. Inagurimi në Shkozet nga Minsitri Haxhinasto gjithsesi përbën lajm, sepse gjatë inagurimit u ndje mungesa e prezencës së Kryebashkiakut Dako, që është konfirmuar se do garojë për herë të tretë për postin e Kryetarit të Bashkisë Durrës. Pasi u siguruam për prezencën e z. Dako në Durrës dhe për mos pasjen e problemve shëndetësore nga ana e tij, jemi në të drejtën tonë të pyesim pse z. Dako bojkoton ministrin LSI-ist  po të qeverisë së tij rilindase, kur prêt shirita inagurimi në Durrës? Objekti i mbikalimit nuk është gjë e vogël për Durrësin, sepse një kosto prej  8 milion eurosh nuk është pak. Ky mbikalim është një investim i rëndësishëm me impakt të fuqishëm në jetën ekonomike të qytetit sidomos gjatë sezonit turistik, kur mbikalimi do ta lehtësojë shumë qarkullimin në Durrës. Objekti për më tepër është ndërtuar në Shkozet, lagjen periferike të qytetit, ku ka lindur dhe është rritur vetë Kryebashkiaku Dako. Me aq sa e njohim axhendën e z. Dako, sot Kryebashkiaku nuk kishte ndonjë aktivitet të vecantë për ta anashkaluar inagurimin. Nesër po, që z. Dako do jetë i mbingarkuar me aktivitete publike si në Durrës edhe në Tiranë , ku PS-ja do bëjë prezantimin e të gjithë kandidaturave për kryebashkiakë në shkallë republike.

 I vetmi shpjegim i arsyeshëm për mospjesëmarrjen e Kryebashkiakut Dako në inagurimin e bërë nga ministri LSI-ist Haxhinasto është ndonjë hatërmbetje apo ndonjë kontradiktë e brendshme midis PS-së dhe LSi-së, dy partnerëve të koalicionit të "RIlindjes". Cdo sherr në rradhët e kolaicionit PS-LSi thjesht rrit shanset për fitore të kandidates bukuroshe të PD-së Zj. Grida Duma (Shqina).
/ Gj.Th.Agjencia e lajmeve Dyrrah/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: