Kryegjykatësi Zaganjori viziton San Marinon

09/05/2015 - 09:17

9 maj 2015 -Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, po kryen një vizitë zyrtare në Republikën e San Marinos. Ai shoqërohet edhe nga gjykatësi Artan Broci. Zaganjori ka pasur takime zyrtare me Sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme dhe me Sekretarin e Shtetit për Drejtësinë të San Marinos.

Në këto takime kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori Neritan Ceka dhe konsulli i nderit i San Marinos në Tiranë. Z. Zaganjori më pas ka takuar edhe kryetaren e gjykatës unike të San Marinos. Para se të ktheheshin për në Tiranë, kryegjykatësi Zaganjori dhe shpura e tij kanë pasur një audiencë me dy Kapitenët e Përgjithshëm të Republikës së San Marinos.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: