Kryeministri Rama operohet në QSUT

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar mëngjesin e sotëm një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Mësohet se ndërhyrja është kryer për hernien inguinale. Operacioni ka qenë i suksesshëm dhe Kryeministri Rama ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.