15 vjet “Miss & Mister Turizmi” në Durrës, cilët janë triumfuesit e garës së bukurisë (VIDEO)

19/07/2019 - 13:40

Mbrëmjen e së enjtes u finalizua në Durrës 15-vjetori i eventit unikal “Miss & Mister Turizmi”. Ashtu siç tha dhe Producentja, zonja e suksesshme Myzejen Konduri, ky projekt nuk mbeti iluzion me gjithë pengesat që pati, por bashkë me stafin profesional e konkurentët e mrekullueshëm, vendosën vetë fatin e kësaj gare bukurie që nuk la në harresë trashëgiminë kultutore.

Edhe këtë vit, juria e përbërë nga personalitete si znj. Valbona Sako, kryetarja e re e bashkisë së Durrësit, Artemis Dralo zv.ministre e Jashtme, përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës Lediana Bardhi, Eltion Rramilli, drejtori i universitetit “INITO” në Qipro që dhuroi 6 bursa për fituesit e këtij eventi; administratorja e “2 Kitarrat Boutique Hotel & Spa” Nina Beqiraj; kryetari i shoqatës së Hotelerisë e Turizmit Eduart Xhepa etj.; nuk e pati të lehtë të zgjidhte midis konkurentëve, të cilët të gjithë kishin ardhur të preknin suksesin.

Për herë të parë, të 6 fituesve iu mundësua bursë nga universiteti “INITO” në Qipro. Mes 34 konkurentëve, më të bukurit u shpallën:

1. Miss Turizmi - Franceska Rustemi, 16 vjeçe, nga Durrësi

2. Mister Turizmi - Albi Papa, 18 vjeç, nga Tirana

3. Miss Plazhi - Olivia Golja, 17 vjeç, nga Shijaku

4. Mister Plazhi - Emilian Hasa, 18 vjeç nga Dibra

5. Sirena e Detit - Dajana Ponari, 17 vjeç, nga Durrësi

6. Princi i Kaltër - Orges Duka, 18 vjeç, nga Durrësi

LUGA E ARGJENDË...iu dha për herë të parë në votë, Orges Dukës.

Çmimin e parë të Miss Turizmit e dorëzoi Valbona Sako.

Vajzat e bukura, elegante e të mençura dhe djemtë e hijshëm me ndjesinë e burrërimit, shpalosën në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” konstelacionin e magjishëm të yjeve të bukurisë.

Prezantuesja Xheni Konduri, shkëlqeu edhe këtë radhë në drejtimin e programit. Ndërsa mjeshtri i koreografisë në kërcim e sfilata, Arian Plaku, e bëri më të dukshme magjinë e bukurisë në sfilatën e konkurentëve.

Në skenën e teatrit u ngjitën edhe disa nga artisët më të preferuar të kohës, si: Olta Boka, Erik Lloshi etj. që ndezën sallën me këngët e interpretimet e tyre.

Ky event, tashmë i patentuar prej vitesh, nuk do të rrugëtonte gjatë e s’do të arrinte këtë sukses pa pasionin, përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e Producentes Myzejen Konduri.

S.L.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkrimtarja shqiptare Gladiola Jorbus vjen me një novelë të gjatë 50 faqesh.

“Fest-Loja, luajmë dhe vallëzojmë”, aktiviteti kulturor ndërkombëtar që për shumë vite me radhë ka mbledhur me qindra fëmijë nga shumë ve

Pandemia e koronavirusit ka patur një ndikim të madh tek muzikantët profesionistë.

Pandemia Covid-19 ka kushtëzuar shumë aspekte të jetës së përditshme, por dhe mjaft aktivitete, që prej vitesh ishin kthyer në traditë pë

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka ndarë sot çmimet e projektit “Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë".

Është ndarë nga jeta Konstandin Ropi, në moshën 90-vjeçare, apo siç e njohim ndryshe të gjithë “Partizani i vogël Velo”.

Më 30 korrik 2020, në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, komisioni i evidentimit të rezultateve të votimit për projektet kinematografi

Piktorja Shpresa Milaqi Bajko ka çelur ekspozitën e saj të pestë personale në galerinë e arteve "Nikolet Vasia" në Durrës.

Durrësi i dha sot lamtumirën e fundit intelektualit dhe arsimtarit të njohur, “Mjeshtrit të madh”, Halil Myderrizi.