Durrës, kurorëzohen pas një stuhie vështirësish “Miss & Mister Turizmi 2020” (FOTO)

14/09/2020 - 14:57

Janë kurorëzuar në Durrës pas një stuhie vështirësish prej pandemisë së Covid-19, “Miss & Mister Turizmi 2020”.

Produksioni dhe producentja e palodhur, Myzejen Konduri, finalizuan këtë event kombëtar në mjediset e hotel “ALER” në bregdetin e Malit të Robit, me Mbështetjen e Bashkisë Kavajë, nën kujdesin e kryetarit Redjan Krali; çiftit altruist e vizionar, Tatjana & Bledi Bajraktari, administratorë të hotel “ALER”; Universiteti i Dijes “Marin Barleti” Tiranë; Universiteti “Inito Education Consulting” Qipro; etj.

34 konkurentët shkëlqyen në 5 sfilatat realizuar nga Mjeshtri i Koreografisë, Arian Plaku; veshur nga stilistja, Alma Calliku dhe nën formulimin muzikor të Julian Shytit.

Tri çmimet fituese, nën atmosferën e fishekzjarreve, dritave shumngjyrëshe e një torte me logon e “MISS & MISTER TURIZMI”, u ndanë mes Durrësit, Tiranës dhe Kavajës, përkatësisht:

1. Miss Turizmi, 18-vjeçarja, Anxhela Bashanovic, nga Durrësi

2. Mister Turizmi, 18-vjeçari, Regis Kasemi, nga Durrësi

3. Miss Plazhi, 16-vjeçarja, Marinela Bici

4. Mister Plazhi, 20-vjeçari Mikel Musabelliu, nga Tirana

5. Shoqëruesja e parë e Missit, 17-vjeçarja, Pamela Mehja

6. Shoqëruesi i parë i Misterit, 19-vjeçari, Rejdi Bodlli, nga Kavaja

Fituesit u shpërblyen me 6 bursat e dhëna nga Universiteti “Marin Barleti” dhe “Inito Education Consulting”.

Dy fituesit kryesorë, Miss Turizmi dhe Mister Turizmi, janë po të njëjtët të rinj që pak muaj më parë, në shkurt, u kurorëzuan dhe më të bukurit e Durrësit, duke rrëmbyer çmimet e para si Miss e Mister Durrësi!

Producentja Konduri, përmes një prononcimi për “DurrësLajm”, iu uron fituesve “që të na nderojnë në spektakle të tjera Kombëtare e Ndërkombëtare!”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me 78 vepra, kryesisht peizazhe të natyrës shqiptare, piktori 44-vjeçar nga Shijaku Ermir Llaftiu, ka çelur ekspozitën e parë personale "

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen Helena Kadaresë, shkrimtares dhe bashkëshortes së Ismail Kadaresë.

Festivali i Napolit 2020 mbërrin për herë të parë në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot për 80-vjetorin e lindjes aktorin e njohur Reshat Arbana.

Këtë vit u mbushen 60 vite nga premiera e trupës së parë profesioniste të varietesë në qytetin e Durrësit.

Pas nje beteje të gjatë rreth 4- javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e

Skeptikët shprehen se Universiteti Mesjetar i Durrësit ka qenë një keqkuptim termi, por studimet bashkëkohore kanë vërtetuar se emërt