Qyteti i dashurisë në Jug të Shqipërisë që u ndërtua nga mbreti për gruan e tij

15/02/2020 - 09:03

Shumë simbole në gjithë botën flasin për dashurinë, por në Jug të Shqipërisë një qytet antik është “Qytet i Dashurisë”. 14 km larg nga Gjirokastra, poshtë këmbëve të Malit të Lunxhërisë, rrënojat antike flasin edhe sot për Antigonenë.

Qyteti i famshëm u ndërtua nga Mbreti Pirro në shenjë dashurie për gruan e tij Antigona. Mbreti i Epirit e mori vajzën e mbretit Ptoleme të Egjyptit dhe themeloi qytetin me emrin e saj rreth viteve 290, Para Krishtit.

Qyteti jetoi gati 150 vjet dhe u dogj nga romakët në shenjë hakmarrje ndaj mbretit Pirro dhe kjo i nxiti historianët ta përcaktojnë Antigonenë, qytetin që lindi nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja.

Sipas Arkeologëve ndërtimi i qytetit është realizuar sipas një plani të qartë urbanistik në një sipërfaqe prej 47 hektarësh me mure rrethuese disa kilometër si dhe me akropolin, monumente të tjera vezulluese, përfshirë dhe një mozaik shumëngjyrësh, që jeton ende. Edhe sot në “skenën” natyrore të qytetit antic luhen shfaqje teatrore që flasin për Pirron dhe Antigonën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot është ditëlindja e ikonës së këngës shqiptare, Vaçe Zela.

Në vitin 1584, shtypshkronja e qytetit të Durrësit shtyp një libër me poezi latinisht me titull “APOTHEOSIS || Nouiueteris Copiaecornu,||

Përmes një postimi në rrjete sociale, regjisorja durrsake Driada Dërvishi ka uruar Ditën Botërore të Teatrit.

Mjekeve, personelit mjekesor te mesem dhe te ulet,  ne shenje nderimi, mirenjohjeje dhe falenderimi, per kontributin dhe sakrificat e tyr

Mbrëmjen e së premtes, në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ZVA shpalli mësuesit më të mirë të Durrësit dhe shkollat e mesm

Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës ka zhvilluar konkursin në poezi, ese dhe pikturë "Përherë në zemrat tona", kushtuar festave të 7 dhe 8

Për të shtatin vit radhazi është zhvilluar në Durrës festivali i kitares klasike, "Guitar Festival".

“Ndonjëherë dita nis kështu për Galaksian dhe Karpetën, kuptohet…”, është ky statusi që aktori Igli Zarka shoqëron foton hot me