Çelet ekspozita “Kërtusha 2017”, ekspozohen 40 vepra artsitike (VIDEO)

20/05/2017 - 13:32

Është çelur ekspozita “Kërtusha 2017”, e skulptorit të mirënjohur durrsak Qazim Kërtusha, e mbështetur në një kohezion retrospektiv 45-vjeçar të një pune krijuese të pareshtur të autorit, nga më të vlerësuarit e kësaj periudhe. Në të janë ekspozuar në ditën e monumenteve punime të hershme që kanë qenë si të thuash dhe piketat artistike që skulptori ndoqi në jetën e tij profesionale tepër të vlerësuar. Duke filluar që nga një maskë e rrahur në bakër deri në një kolonë monumentale të merituar “përjetësi” në dru këto muaj të vitit 2017. Në ekspozitë janë paraqitur 40 vepra nga më të spikaturat dhe të vlerësuara nga admiruesit, studiuesit e skulpturës si dhe nga kolegët e tij. Punimet e paraqitura janë të punuara në mermer, bronx, dru, vizatime, rezinë, qeramike dhe projekte ide.

Një vend të veçantë në këtë ekspozitë i është dhënë edhe portretit të personalitetit Vangjel Toci, babait të arkeologjisë durrsake, të cilën Kërtusha me rastin e çeljes së  ekspozitës thotë se do ia dhuronte Muzeut Arkeologjik.

Në organizimin e kësaj ekspozite është mbajtur parasysh linja e ekspozimit duke i dhënë përparësi këndvështrimit artistik të Kërtushës, i cili nëpërmjet kërkimit të gjetjeve të reja në artin që kultivon, përdor si moto artistike të tijën, shprishjen e formave për të krijuar ekuilibra të reja si dhe shprishjen e ekuilibrave për të krijuar emocione të mosdakordësisë njerëzore.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në vitin 1584, shtypshkronja e qytetit të Durrësit shtyp një libër me poezi latinisht me titull “APOTHEOSIS || Nouiueteris Copiaecornu,||

Përmes një postimi në rrjete sociale, regjisorja durrsake Driada Dërvishi ka uruar Ditën Botërore të Teatrit.

Mjekeve, personelit mjekesor te mesem dhe te ulet,  ne shenje nderimi, mirenjohjeje dhe falenderimi, per kontributin dhe sakrificat e tyr

Mbrëmjen e së premtes, në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ZVA shpalli mësuesit më të mirë të Durrësit dhe shkollat e mesm

Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës ka zhvilluar konkursin në poezi, ese dhe pikturë "Përherë në zemrat tona", kushtuar festave të 7 dhe 8

Për të shtatin vit radhazi është zhvilluar në Durrës festivali i kitares klasike, "Guitar Festival".

“Ndonjëherë dita nis kështu për Galaksian dhe Karpetën, kuptohet…”, është ky statusi që aktori Igli Zarka shoqëron foton hot me

Këngëtarja nga Durrësi, Violeta Beshiri ka arritur të fitojë çmimin e dytë në  Festivalin Ndërkombëtar të Këngës për fëmijë në Rožaje të

“Një roman jo vetëm impresionues, por i mistershëm dhe trullosësh, i cili nuk mjaftohet vetëm me matematikën dhe racionalen e autorit