Me rastin e 3015-vjetorit të krijimit të qytetit të Durrësit, shoqata që mban emrin e qytetit tonë “Durrësi” ka zhvilluar një aktivitet solemn i cili u kurorëzua me nderimin e tre personaliteteve të njohur. Aktiviteti u zhvillua në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, në të cilin morën pjesë shumë qytetarë e miq të artit që e duan qytetin e Durrësit.

Aktori Ndriçim Xhepa, dhe 2 personalitete që vinin nga fusha e biznesit: Dervish Domi e Bledar Minja janë nderuar me titujt “Nderi i qytetit të Durrësit” akorduar nga bashkia.

Me këtë rast, aktori Ndriçim Xhepa mbajti edhe një fjalim me mesazh të qartë për qytetarët durrsakë.

Aktiviteti u moderua nga Bujar Qesja, një prej intelektualëve të qytetit. Këngëtarë të njohur të skenës shqiptare dhanë një koncert për të gjithë të pranishmit.

K.H.