7-8 Marsi/ QKF Durrës shpërndan çmimet për nxënësit fitues të konkursit të pikturës dhe letrarëve të rinj (VIDEO)

04/03/2020 - 15:08

Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës ka zhvilluar konkursin në poezi, ese dhe pikturë "Përherë në zemrat tona", kushtuar festave të 7 dhe 8 Marsit.

Arti i pikturës, ai i poezisë dhe eseve kanë qenë në qendër të eventeve kulturore të zhvilluara me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qytetit.

Sektori i artit pranë kësaj qendre, me synimin për të zbuluar talentet e reja dhe për t'i inkurajuar ata, ka bërë protagonistw nxënësit e shkollave 9-vjeçare, duke organizuar një ekspozitë me vizatime dhe tablo.

Ekspozita është paraqitur për publikun,  mbrëmjen e djeshme  me pjesëmarrjen e të gjithë fëmijëve, prindërve, mësuesve dhe drejtuesve të insttucioneve të kulturës në qytet. Në ekspozitën e  pikturës pjesëmarrës ishin nxënësit nga 30 shkolla të rrethit Durrës, ku u shpërndanë, një çmim i parë, dy çmime të dytë dhe tre çmime të treta.  

Në një tjetër atmosferë festive, është organizuar  një tjetër event po kaq i rëndësishëm, siç ishte gara e krijuesve të rij, që njëkohësisht ishin dhe interpretues. Konkursi i poezisë dhe esesë, vuri në garë letrarët e rinj të qytetit. Në konkursin e poezisë pjesëmarrëse ishin 27 shkolla, ku u shpërndanë, një çmim i parë, dy të dytë dhe tre çmime të treta.

Drejtori i Qendrës Kulturore të fëmijëve, në Durrës, Avni Çuni, u shpreh se kjo qendër tashmë e ka kthyer në një traditë organizimin e të tilla eventeve me rastin e festave të muajit mars. Ai inkurajoi gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe ata që nuk fituan, me qëllim mbështetjen e tyre.

Çmimet e para:

Çmimi i parë në ese, shkolla "Myslim Hida"

Cmimi i parë në poezi, shkolla "Eftali Koçi"

Çmimi i parë në pikturë, shkolla "Zooteknik Xhafzotaj"

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XV-XII para Erës Sonë është zbuluar në Himarë.

Zyra Vendore Arsimore Durrës në bashkëpunim me Aleancën Franceze Durrës dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve kanë organizuar konkursin "Pran

Përditshmëria e saj është një frymëzim i madh për të.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për

Një grup artistësh durrsakë kanë hapur këto ditë një ekspozitë të përbashkët në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

Ndahet nga jeta "Mjeshtri i valles popullore", Besim Zekthi. Zekthi është ndarë sot nga jeta ditën e sotme, në moshën 84-vjeçare, pas një

Flamur Bala, është një djalë i ri nga Durrësi, që jeta e ka vënë përpara disa vështirësive të forta, por ai e ka gjetur dritën në shpirti

5000 bileta falas për të vizituar Amfiteatrin dhe Muzeun Arkeologjik u janë shpërndarë sot bizneseve të hoteleri-turizmit në Durrës.

Joel Schumacher, regjisori i dy filmave “Batman” dhe i filmit “Gjenerata e Humbur”, vdiq sot nga kanceri në moshën 80-vjeçare.

Një prej shkrimtarëve më të lexuar bashkëkohorë, spanjolli Carlos Ruiz Zafon ndërroi jetë pas një beteje dy vjeçare me kancerin.