“8 femrat” misterioze po vijnë në Durrës!

Postuar: 12/10/2017 - 10:19

Pas një suksesi absolut në Tiranë, “8 femrat” e Driada Dervishit mbërrijnë në skenën teatrore të Durrësit.

Aktore të karrierës dhe gjenerata e re do të ngjiten për 4 net rresht në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” për të interpretuar komedinë misterioze me nota muzikali.

Yllka Mujo, Rajmonda Bulku, Olta Daku, Zamira Kita, Merita Çoçoli, Klodiana Keço, Paola Kodra, Blerta Belliu dhe Ilda Pepi, iu është dhënë një detyrë nga regjisorja durrsake Driada Dervishi, të zbërthejnë personalitetin e një femre në gjithë ciklet e saj të jetës.

Zbulimi i gënjeshtrave, intrigave mes anëtarëve të së njëjtës familje dhe shërbyeseve të tyre, vjen përmes humorit të hollë nga një prej aktoreve më të mira të teatrit sot, Olta Daku.

Por për të bërë të mundur këtë duhet të vdesë një burrë dhe ai është bashkëshorti i Gabit, interpretuar nga Yllka Mujo. Pas kësaj, secila prej tyre është një e dyshuar për krimin.

Aktoret më të njohura Yllka Mujo, Olta Daku, Zamira Kita e Rajmonda Bulku janë në qendër të farsës që gërshetohet mes melodramës e muzikalit. Merita Çoçoli, Klodiana Keco, Paola Kodra, e më gjerë i bashkohen harmonikisht ansamblit të aktoreve për të argëtuar publikun me batutat e komedisë së zezë.

“8 femrat” me regji të Driada Dervishit e kostumografi të Berina Kokonës, do të ngjitet në skenë në datat 14, 15, 16 dhe 17 tetor ora 19.00.

Nuk duhet humbur!

S.L.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në studion e skulptorit Idriz Balani ka përfunduar faza e konstruktimit në argjil e shtatores së dëshmorit kosovar Ismet Asllani.

Ka ndërruar jetë punonjësi i Teatrit Kombëtar, Ermal Laze, teksa ndodhej prej disa ditësh në spital.

"E shkuara e tashmja dhe e ardhmja e familjes Karanxhaj" me këtë temë është hapur ekspozita e tre brezave të familjes Karanxha, në Galeri

Aktori Bujar Asqeriu ka debatuar me tone të larta me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kolegë të tjerë, që morën pjesë në takimin e

E ndërsa Teatri Kombëtar është kthyer në një çështje, ndërsa nuk mungojnë debatet dhe replikat, sopranoja shqiptare me famë botërore, Inv

Aktori Arben Derhemi ka qenë një prej artistëve të vënë përballë ministres së Kulturës në emisionin “Top Show”.

Ermal Meta, fituesi i Sanremos, ka shprehur emocionet e tij për këtë triumf të madh me anë të një interviste telefonike në emisionin “Wak

Artistët e teatrit kanë hyrë me forcë në godinën e Teatrit Kombëtar, në shenjë proteste për zhvendosjen e tij siç parashikohet në pr/ligj

Teksa jemi në valën e debateve mes Ministrisë së Kulturës dhe artistëve për godinën e re të Teatrit Kombëtar dhe ndërkohë që artistët pre