80 trëndafila të bardhë për ditëlindjen, Presidenti uron ikonën e kinemasë shqiptare

15/09/2020 - 17:52

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot për 80-vjetorin e lindjes aktorin e njohur Reshat Arbana. Në një mesazh në Facebook, Presidentit shprehet se Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

“Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes! Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

Me padurim presim ta rishohim në role të reja! Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera!”,– shprehet Presidenti Meta në mesazhin e tij.

Kreu i shtetit i ka dërguar ikonës së kinematografisë shqiptare një buqetë me 80 trëndafila të bardhë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me 78 vepra, kryesisht peizazhe të natyrës shqiptare, piktori 44-vjeçar nga Shijaku Ermir Llaftiu, ka çelur ekspozitën e parë personale "

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen Helena Kadaresë, shkrimtares dhe bashkëshortes së Ismail Kadaresë.

Festivali i Napolit 2020 mbërrin për herë të parë në Shqipëri.

Janë kurorëzuar në Durrës pas një stuhie vështirësish prej pandemisë së Covid-19, “Miss & Mister Turizmi 2020”.

Këtë vit u mbushen 60 vite nga premiera e trupës së parë profesioniste të varietesë në qytetin e Durrësit.

Pas nje beteje të gjatë rreth 4- javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e

Skeptikët shprehen se Universiteti Mesjetar i Durrësit ka qenë një keqkuptim termi, por studimet bashkëkohore kanë vërtetuar se emërt