Pas një debati të pak kohëve më parë mes aktores së mirënjohur Marjana Kondi dhe ministres së Kulturës, Mirala Kumbaro, duket se aktores nuk i ka dalë ende inati.

Marjana ka publikuar në Instagram një foto të ministres Kumbaro, të cilën kjo e fundit s’do të donte të ekzistonte dhe shkruan:

"Kujdes, nuk është mirë kshu se je dhe femër, elegante me flokë të gjata, ke edhe veroren, s’e ke parë akoma dallëndyshen e parë së s’e ke hequr nga dora? Jo gishtin në hundë se është turp…lum ti për karakterin që ke! Vuaj unë e shkreta për gjithçka, do marr shembull nga ti tani e tutje".

Ndërsa u përplas me të gjatë debatit të zhvilluar me artistët për prishjen e teatrit, Kondi vijon ta thumbojë në distance ministren Kumbaro.