Aktori i teatrit të Durrësit, shfaqje për komunitetin shqiptar në Skoci (FOTO)

Postuar: 09/01/2018 - 18:58

   Aktori i teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Gjergj Doçi ka përcjellë mjaft emocione mes emigrantëve shqiptarë në qytetin Glasgow në Skoci, ku ka vënë në skenë me sukses monodramën “Rrëfime”.

Mes artdashësve të komunitetit shqiptar në Skoci, Doçi ka risjellë edhe njëherë veprën dramatike, me të cilën ka korrur duartrokitjet e publikut durrsak dhe jo vetëm.

“Aktori i Teatrit tonë, Gjergj Doçi më datë 7 Janar 2018 përcolli me shumë emocion për gjithë komunitetin shqiptar në Glasgow të Skocisë por dhe për shumë qytetarë skocez, monodramen "RREFIME" sipas motiveve te vepres "Rrno për me tregue" të At Zef Pllumit, përshtatur për skenë nga shkrimtari dhe dramaturgu i mirënjohur Bashkim Hoxha.

Gjejme rastin per te falenderuar bashkepunetoret, regjisoren Adelina Muca, kompozitorin Ylli Ramzoti qe me perkushtim perzgjodhi muziken, piktorin & skenografin Nasi Popa.

Ky aktivitet do ishte i pamundur per t’u realizuar ne Skoci te Mbreterise se Bashkuar pa perkthimin e monodrames ne gjuhen angleze nga studentja Ledia Doci, perkthim i cili u redaktua dhe u titrua nga Julian Shyti i cili ishte dhe udheheqesi artistik i kesaj shfaqje. I urojme Gjergjit suksese te metejshme ne takime te tjera”,- njofton teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 3015-vjetorit të krijimit të qytetit të Durrësit, shoqata që mban emrin e qytetit tonë “Durrësi” ka zhvilluar një aktivitet s

Përgjatë tetë muajve të këti viti, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri është vizituar nga më shumë se 20 mijë persona, 12 mijë prej të cilëv

   Një aktivitet i madh kulturor u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në sheshin "Liria" nga ana e Bashkisë së Durrësit në bashkëpunim me res

Pas një pune intensive për më shumë se 12 muaj, disa fëmijë të qytetit të Durrësit finalizuan me sukses çeljen e një ekspozite me punimet

Sinan Idrizi, administratori i klubit të futbollit Flamurtari, por edhe i kompanisë së fluturimeve “Air Albania”, në një intervistë për “

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit.