Aktorja e trupës së teatrit të Durrësit, Sanie Hoti feston sot 65-vjetorin e lindjes.

Në një postim në Facebook, faqja zyrtare e teatrit “Aleksandër Moisiu” teksa uron aktoren me eksperiencë mbi 35-vjeçare në skenë, fton të gjithë artdashësit ta ndjekin Hotin në live stream në orën 20.00 me tregimin “Bileta e llotarisë”.

POSTIMI I TEATRIT

Teatri “Aleksandër Moisiu” i uron aktores së njohur SANIE HOTI, Gëzuar ditëlindjen e jetë të gjatë!

Interpretimin dhe zërin e kësaj aktoreje me një karrierë mbi 35 vjeçare në skenën e teatrit, ju ftojmë ta dëgjoni sonte në live stream në faqen tonë sonte në ora 20.00 me tregimin “Bileta e llotarisë”.

*
Sanie Hoti lindi në vitin 1955

Në vitin 1971 – 1975 kryen shkollën e Mesme Profesionale e Kultures “Dega Dramë “ në Tiranë.
Nga viti 1975 – 1978 përfundon Studimet në Institutin e Lartë të Arteve (Universiteti i Arteve ) Tiranë.
Në vitin 1978 emërohet si Aktore pranë Teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe nga viti 2000 edhe Regjisore e Teatrit të Fëmijëve ( Kukullave ), pranë këtij teatri.

Gjatë kësaj periudhe aktorja Hoti angazhohet në pothuajse të gjitha produksionet teatrale që janë vënë në skenë, ku spikat në një sërë rolesh si : Partizania tek NUSJA E HUMBËTIRËS, sekretarja tek TELEFON NË MESNATË, Fqinja tek BABAI, e Burgosura tek NEMESIS, Vajtoca tek HOTEL BALLKAN, Margarita tek NUK PAGUAJMË!!, Rozalia tek TË JESH NËNË, Ogudallova tek VAJZA PA PRIKË, Bihania tek DY VELLEZER E GJYSËM, Gjyqtaria tek TË GJITHË KËNDONIM MARGARITEN, monologu i Nënës tek TË GJITHA KEMI NJË HISTORI, Marta Owen tek ANA KRISTI, Eleonora tek TANGO, Ruzhdia tek UDHËTIMI PA VIZË I NJË ALIENI, Pamela tek SEANCË JASHTËZAKONSHME NË PARLAMENT; Anxhelin Marku tek 3 GRA, 3 DIVORCE, 1 SHTËPI; Adhamudhi tek PAS VDEKJES; Berta tek STUARDESAT; Dashenjka tek MARTESA, Mamaja tek BINJAKËT, shërbyesja tek ARLEKINI, SHËRBËTOR I DY ZOTËRINJVE, etj.,etj.