Aktorja e mirënjohur durrsake, Aishe Stari feston sot 80-vjetorin e lindjes

21/05/2020 - 08:15

Aktorja e mirënjohur durrsake, Aishe Stari feston sot ditëlindjen e saj.

Artistja e merituar feston 80- vjetorin e lindjes dhe përmes një postimi në Facebook, teatri "Aleksandër Moisiu" teksa uron "edhe 100 vite te tjera" për Mjeshtren e Madhe sjell në vëmendje fillimet e saj në fushën e aktrimit ku ndër vite numëron shumë role. 

POSTIMI I PLOTË

Aktorja e mirënjohur e Estradës dhe Teatrit, "Artiste e Merituar", "Mjeshtre e Madhe" AISHE STARI feston sot ditëlindjen e saj. 

Aishe Stari, një nga aktoret më simpatike të trupës së Estradës dhe Teatrit të Durrësit, ka lindur më 21 maj 1940. Ajo kreu studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës, në vitet 1960-1964.

Pas përfundimit të tyre filloi punë në Estradën Profesioniste të Durrësit ku nën drejtimin e "Nderit të Kombit", Gjergj Vlashi e më pas "Mjeshtrit të Madh" Haxhi Rama, nuk u largua më kurrë deri sa doli në pension.

Në veprimtarinë e saj artistike është dalluar për rolet pikante të zhanrit komik. Kujtojmë se vitet 1960-1990 Estrada e Durrësit ishte një nga më të mirat në vend dhe turnetë e saj në Shqipëri priteshin me shumë interes.

Përmes saj, Aishja luajti mjaft role në zhanre e lloje të ndryshme të teatrit të estradës, si në komedi, skeçe, monologë, dialogje, pantomima, kuplete dhe parodi. Në vitet 1965-1985 luajti dhe disa role karakteri në kinematografi.

Kujtojmë këtu rolet në filmat “Udhëtim në pranverë” me skenar nga Gjergj Vlashi dhe regji të Qerim Matës, “Fijet që priten” me regji të Muharrem Fejzos, “Fundi i marrëzisë” dhe “Dashuri me krisma” nën regjinë e Arian Çuliqit.

Ndërsa pas viteve ’90, ajo spikati në interpretimin e përrallave në disa radio dhe televizione private. E vlerësuar me titullin “Artiste e Merituar” & "Mjeshtre e Madhe" ajo ruan ende energji dhe një kujtesë të fortë.

E thotë me dhimbje që nuk i ka numëruar rolet e saj dhe që nuk ka një arkiv të saktë të tyre në shtëpi. “Nuk i kam numëruar dhe ndoshta kam bërë gabim”, thotë Aishja.

Teksa çdo vit kujton se bënin 5 premiera, ku çdo aktor luante 4 ose 5 role. Kujtojmë se ajo kishte role kryesore në shfaqjet e njohura të estradës, të tilla si: “Kutia magjike” (1965), “Fletërrufe” (1966), “Kalitja” (1967), “Vetjaket” dhe “Zjarr mbi thashethemet”, (1970), “Kush e ka radhën?” (1971), “Rrugë të mbarë, shoku Xhemil” (1975), “Kërkohet një dhëndër dhe “Komedi muzikore” (1978), “Kujtime të paharruara”, “Shikoje veten në pasqyrë” dhe “Në studion e televizionit” (1979), komedia "I sëmuri për mend", “Shih e shkruaj” (1984), “Mirëmëngjesi” (1986), komedia “Mashtruesi” etj.

Pas viteve ‘90 rivjen në skenë me “Alo Estrada” (1996) “DVD-06”, (2006) "Dashuri e dytë e moshës së tretë" (2011), të gjitha këto nën firmën e "Mjeshtrit të Madh", Haxhi Rama, “Tango", të Slavomir Mrozhek” (2008), "Endrra e një nate vere" nga Shekspir (2013) me regji të Driada Dervishi, dhe në disa produksione të Studios së Baletit "Arian Plaku", “Princesha mbi bizele”, "Kopelia" etj, ku Aishja ka patur role kryesore në këto shfaqje musical.

Edhe 100 vite te tjera Aishe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vazhdon puna për zbatimin e projektit për restaurimin e pjesëve të dëmtuara të murit të kalasë së Durrësit.

Artisja e njohur shkodrane Rita Ndoci cila jeton prej vitesh në emigracion, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për shembjen e Te

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore del në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke u shprehur se mund të restaurohet me sukses.

Ka nisur puna për pastrimin e pjesëve të murit të Kalasë së Durrësit që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në vitin 2017, nga sheshi para portit të Durrësit u larguan shtatë skulptura parku, të cilat i hapën rrugë zbatimit të projektit që morri

Ashtu si çdo gjë po ndodh online kohët e fundit për shkak të koronavirusit, e njëjta ka ndodhur edhe me Eurovizionin.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka shpallur banesën e Maks Velos monument kulture.

Me ide kreative siç karakterizohet gjithnjë puna e saj, që përqafohen menjëherë nga publiku, regjisorja Driada Dervishi nuk qëndroi pushi

Aktorja e trupës së teatrit të Durrësit, Sanie Hoti feston sot 65-vjetorin e lindjes.

Në periudhën e izolimit për shkak të pandemisë së Covid-19, fëmijët janë ata që iu është dashur të qëndrojnë më shumë të mbyllur në banes