Amfiteatri i Durrësit në listën e trashëgimive evropiane në rrezik

Postuar: 18/04/2013 - 15:32

DURRES, 18 prill 2013- Grupe me ekspertë të fushave të ndryshme, do t'i vizitojnë 14 objektet e përzgjedhura dhe do të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve të Trashëgimisë Kulturore, "Europa Nostra", zëri i Trashëgimisë Kulturore pranë Këshillit të Evropës, ka përfshirë Amfiteatrin  Durrësit, në listën e 14 objekteve të trashëgimisë evropiane në rrezik.
Programi “7 Më të Rrezikuarit” është një formë e re ndërgjegjësimi publik që "Europa Nostra" ka zgjedhur për të inkurajuar dhe mbështetur organizatat anëtare të saj, që të prezantojnë objekte të trashëgimisë të vendeve të tyre, të cilat kanë nevojë për më shumë vëmendje. “Grupe me ekspertë të fushave të ndryshme, në bashkëpunim më partnerët tanë, do t'i vizitojnë këto objekte të përzgjedhura, dhe do të kontribuojmë në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të mundshme për të ardhmen e tyre”, shprehet Denis de Kergorlay, Presidenti Ekzekutiv i "Europa Nostra".

Programi “The 7 Most Endagared” - "7 Më të Rrezikuarit", i prezantuar në Janar të këtij viti, u adresohej  të gjitha organizatava dhe enteve publike anëtarë të Europa Nostra, të aplikojnë për objekte përfaqësuese të trashëgimisë kulturore të vendeve të tyre. kspertë të njohur të fushës, anëtarë të Bordit Këshillues Ndërkombëtar të “Europa Nostra”, kanë përzgjedhur 14 objekte të nominuara nga e gjithë Europa. Amfiteatri i Durrësit është përzgjedhur në listën paraprake, për t'u vlerësuar në një fazë përfundimtare në muajt në vijim. Lista përfundimtare,  do të shpallet me rastin e festimit të 50 vjetorit të “Europa Nostra”, në Kongresin e radhës, i cili do të mbahet në Athinë në 16 qershor 2013.

Amfiteatri i Durrësit është është një objekt unik me vlera të rralla arkitekturore, historike dhe turistike. Ende i pazbuluar tërësisht ky objekt, emblemë e një civilizimi mijëvjeçar dhe një memorie historike, shumë informuese për brezat, është pa dyshim motivi kryesor që i ka shtyrë, me sa duket, ekspertët ta përfshijnë atë në listën e 14 të nominuarve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është vetëm 11 vjeçe, por talenti i saj për muzikën i ka kapërcyer kufijtë kombëtarë.

Ne galerinë e arteve pamore të qytetit të Durrësit “Nikolet Vasia” është çelur ekspozita personale e piktorit të njohur në Kosovë, Xhevde

I vlerësuar me çmimin Nobel, Liu Xiaobo, i cili ishte edhe një nga figurat më të shquara të të drejtave të njeriut dhe mbrojtës i demokra

Plot 86 fëmijë të moshës nga tre deri në 15 vjeç, pjesë e studios së baletit të Arian Plakut, kanë qenë pjesë e shfaqjes “Just Dance 2017

Ansambli i instrumenteve të frymës “Albanian Brass” krijoi mbrëmjen e kaluar në Muzeun Arkeologjik të Durrësit një atmosferë të

Ajo prej vitesh ka kënduar këngët popullore të Shqipërisë së Mesme.

Shoqata e gjuetarëve “Pali Rroço” e Durrësit është e para shoqatë gjuetarësh e themeluar në Shqipëri, që në vitin 1948.

Artieda Haliti është një vajzë 18- vjeçare që sapo ka mbaruar maturën.

Aktorja e dashur për publikun, Matilda Makoçi rikthehet në ekran. Në një rrëfim për “Panorama” ajo flet për projektin e saj më të ri.