Artistët e Durrësit art në kohë pandemie! Driada Dervishi sjell audio-tregimet interesante në mikrofon (VIDEO)

09/05/2020 - 14:13

Me ide kreative siç karakterizohet gjithnjë puna e saj, që përqafohen menjëherë nga publiku, regjisorja Driada Dervishi nuk qëndroi pushim as gjatë kësaj periudhe pandemie kur teatrot janë kyçur dhe të gjithë artistët u detyruan të qëndrojnë larg skenës e të izoluar në shtëpi.

Duke na rikthyer pas në kohë e duke bërë nostalgjik atë brez që dikur dëgjonte art në radio, Dervishi erdhi për dy javë me radhë pranë publikut virtual me disa audio-tregime të dramaturgut rus Anton Çehovi, të rrëfyera nga të gjithë aktorët e trupës së teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe nën formulimin muzikor të Julian Shytit.

Por si lindi kjo ide interesante për të sjellë për publikun këtë projekt, na tregon më shumë regjisorja Driada Dervishi:

“Nëse ditët e para ishim të pastibilizuar se si do të shkonte situata, ndërkohë që të gjithë artistët filluan të komunikonin me publikun në një formë tjetër, kjo erdhi natyrshëm duke diskutuar me aktorët, Drejtorinë e Teatrit që edhe ne mos të ndërprisnim komunikimin me publikun”.

Audiolibrat janë një trend vazhdimisht në rritje, dhe njerëzit për hir të shumë arsyeve preferojnë që të blejnë një audiolibër të lexuar nga një aktor profesionist, ndërsa mund ta kishin humbur këtë libër për shkak të mungesës së kohës apo dhe vetë ritmit që ka dita.

Është pozitive që në këtë kohë të gjithë iu kthyen librit, dhe mendova që mund t'i ktheheshim në këtë formë pa u lodhur shumë, pasi të dëgjuarit është një shqisë që të ndihmon mjaft mirë të imagjinosh dhe të fantazosh e të na transportojnë aty ku na çojnë aktorë të mëdhenj si Çehovi”, thotë Driada.

E teksa artistët mbeten në pritje të një date se kur do të rikthehen sërish në skenë, aty ku ndërveprimi me publikun është më emocionues, dhe njëkohësisht duke parë që impakti ka qenë pozitiv dhe kjo lloj forme e të bërit art përmes mikrofonit të radios e platformave online të rrjeteve sociale ka pasur sukses, regjisorja durrsake dëshiron që të rikthehen sërish me një autor shqiptar, dhe 1 apo 2 herë në vit tradita të ndiqej e do të ishte bukur të vinin me të tjerë autorë të mëdhenj.

*Për të gjithë artdashësit, audiotregimet e serisë “Çehovi në mikrofon” mund t'i ndiqni çdo ditë në Radio Tirana 1 në 99.5 MHz nga e hëna në të diel (ora 18:05), apo videot në faqen e facebook, Instagram dhe në Youtube: Teatri “Aleksandër Moisiu” në orën 20:00.

S.L.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, bën një denoncim publik mbi restaurimin e kalave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit nga

Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare këngëtari i njohur dibran, Qerim Sula.

Artisti i madh durrsak, Haxhi Rama feston sot 77-vjetorin e lindjes.

Vazhdon puna për zbatimin e projektit për restaurimin e pjesëve të dëmtuara të murit të kalasë së Durrësit.

Aktorja e mirënjohur durrsake, Aishe Stari feston sot ditëlindjen e saj.

Artisja e njohur shkodrane Rita Ndoci cila jeton prej vitesh në emigracion, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për shembjen e Te

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore del në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke u shprehur se mund të restaurohet me sukses.

Ka nisur puna për pastrimin e pjesëve të murit të Kalasë së Durrësit që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në vitin 2017, nga sheshi para portit të Durrësit u larguan shtatë skulptura parku, të cilat i hapën rrugë zbatimit të projektit që morri

Ashtu si çdo gjë po ndodh online kohët e fundit për shkak të koronavirusit, e njëjta ka ndodhur edhe me Eurovizionin.