Artistët e Korit Suedez "Helsingborgs Kammarkor" në amfiteatrin antik (FOTO)

07/10/2019 - 14:25

Amfiteatri antik i Durrësit mikpriti fundjavën e kaluar një ansambël artistik nga Suedia.

Artistët e Korit Suedez "Helsingborgs Kammarkor", nën drejtimin e Sverker Zadig për afro një orë sollën para publikut të pranishëm një buqetë me këngë të autorëve suedezë, të mbështetur në folklorin vendas.

16 komponentët e ansamblit nga Suedia, të cilët kënduan a capella, interpretuan këngë pak të njohura për pjesmarrësit në koncert, të cilët nga ana e tyre vlerësuan seriozitetin profesional dhe cilësitë artistike të Korit "Helsingborgs Kammarkor".

Gjatë stinës së verës në arenën e amfiteatrin antik të Durrësit DRKK dhe Bashkia e Durrësit kanë organizuar një sërë veprimtarish, si koncerte muzikore apo shfaqje filmash artistikë.

G.K.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas ndarjes së parakohshme nga jeta të aktorit të famshëm Xhevdet Ferri, ka reaguar edhe teatri i Durrësit "Aleksandër Moisiu".

Kinematografia shqiptare humbet një nga aktorët e saj më të mirë.

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i mirënjohur shqiptar, Fehmi Hoshafi.

Një mision i ekspertëve italianë do të vijë në Shqipëri për të vlerësuar dëmtimin e trashëgimisë kulturore nga tërmeti i fortë i 26 nënto

“Ka një botë të vogël që është skena dhe një skenë të madhe që është bota”! Sot teatri i Durrësit “Aleksandër Moisiu” feston 67

Ka kaluar pak kohë nga Festivali i RTSH-së, megjithatë polemikat vazhdojnë ende.

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars do të zhvillohet pa një prezantues/e.

Më 7 janar 1927, plot 93 vite më parë, u përurua kinoteatri "Esperia", kinemaja e parë publike në qytetin e Durrësit.

Mbrëmjen e djeshme në Los Angeles është zhvilluar edicioni i 77-të i ‘Golden Globe’.

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është vlerësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i