Artistët e vegjël të Durrësit marrin certifikatat e çmimeve në QKF! Si ishte të bëje art nga shtëpia (VIDEO)

05/05/2020 - 14:08

Në periudhën e izolimit për shkak të pandemisë së Covid-19, fëmijët janë ata që iu është dashur të qëndrojnë më shumë të mbyllur në banesë.

Duke u gjendur përballë një situate të papërgatitur e në izolim, artdashësit e vegjël të Durrësit, përveç mësimeve të zhvilluara në kushtet online, kanë pasur mundësi gjatë kësaj periudhe të shkëputen sadopak nga interneti e të ushtrohen në instrumentet e tyre të preferuara.

Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, nuk e ndaloi Festivalin “Instrumentisti i Vogël” që këtë vit u zhvillua për herë të gjashtë, por i gjithi online. Madje interesi i pjesëmarrësve nga shkollat 9-vjeçare gjatë këtij edicioni ishte akoma edhe më i madh se vitet e shkuara.

Pas finales dhe vlerësimit të fëmijëve nga juria profesioniste, fëmijët fitues sipas kategorive përkatëse, u paraqitën njëri pas tjetrit në QKF për të tërhequr certifikatat vlerësuese.

Drejtori i QKF-së Avni Çuni, thotë se qëllimi ishte që fëmijët të mos merreshin vetëm me mësim online, por edhe të shkëputeshin nga bota e internetit e të niste kështu konkursi i instrumentistëve të vegjël.

“Në fazën e parë ishin 265 video dhe duke parë që prurjet ishin të mëdha, u bë një fazë e dytë ku u kualifikuan 102 video, të cilat kanë marrë dhe çmimet sipas profileve të instrumenteve.

Ndërsa sot ne menduam të bëjmë një ceremoni në kushte jonormale, që nxënësit një e nga një të vijnë të tërheqin rezultatet e arritura në këtë konkurs”, thotë Çuni.

Disa nga vogëlushët që takoi “DurrësLajm” ishin Donalda Demo, 11-vjeçarja nga shkolla “Turgut Ozal” që fitoi çmimin e dytë në Piano; Eol Myshketa nga shkolla “Vinçenc Prendushi” fitues i çmimit të tretë për Piano dhe Ajden Hasanaj nga shkolla “Ibrahim Kodra”, fitues i çmimit të dytë për Kitarë.

Fëmijët entuziastë e të kënaqur për çmimet e marra, thanë për kamerën e “DurrësLajm”, se pavarësisht që kanë qëndruar të mbyllur në shtëpi dhe shkolla e shokët iu mungojnë shumë, e kanë shfrytëzuar këtë kohë për të mësuar, për t'u ushtruar në instrumentet e tyre të dashura, madje dikush prej tyre edhe ka tentuar të gatuajë me mamanë në kuzhinë.

Ndërsa përgjegjësi i Sektorit të Veprimtarive Masive, Arian Plaku, i cili ishte dhe ideatori që konkursi të zhvillohej online, thotë se pas njoftimit që këtë vit mori shtrirje më të gjerë përmes rrjeteve sociale, videot nga ana e fëmijëve mbërritën shumë shpejt, madje ata ishin kujdesur edhe për dekorin e duhur që performanca e tyre artistike të dilte sa më bukur.

S.L

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, bën një denoncim publik mbi restaurimin e kalave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit nga

Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare këngëtari i njohur dibran, Qerim Sula.

Artisti i madh durrsak, Haxhi Rama feston sot 77-vjetorin e lindjes.

Vazhdon puna për zbatimin e projektit për restaurimin e pjesëve të dëmtuara të murit të kalasë së Durrësit.

Aktorja e mirënjohur durrsake, Aishe Stari feston sot ditëlindjen e saj.

Artisja e njohur shkodrane Rita Ndoci cila jeton prej vitesh në emigracion, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për shembjen e Te

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore del në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke u shprehur se mund të restaurohet me sukses.

Ka nisur puna për pastrimin e pjesëve të murit të Kalasë së Durrësit që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në vitin 2017, nga sheshi para portit të Durrësit u larguan shtatë skulptura parku, të cilat i hapën rrugë zbatimit të projektit që morri

Ashtu si çdo gjë po ndodh online kohët e fundit për shkak të koronavirusit, e njëjta ka ndodhur edhe me Eurovizionin.