Artistja shqiptare: Atij që shembi Teatrin, në emër të popullit duhet me ia lëvdu nanën

19/05/2020 - 11:44

Artisja e njohur shkodrane Rita Ndoci cila jeton prej vitesh në emigracion, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Rita ka postuar një shkrim të motrës së vet e cila e ka nisur me një shprehje të Richard Weizswcker: “Kultura nuk është luks qe blihet apo shitet. Ajo është baza shpirtërore e cila na siguron aftësinë e brendshme për të mbijetuar”.

“Prononcimi i motres teme Juli Ndoci. Juli nuk ka as Facebook e as Instagram, ndaj po e shperndaj me Ju.

Kete shprehje e ka thene Richard Weizsäcker 1990!

„Kultur ist kein Luxus, den wir uns leisten oder auch streichen können, sondern der geistige Boden, der unsere eigentliche innere Überlebensfähigkeit sichert.”

Kultura nuk eshte luks qe blihet apo shitet. Ajo eshte baza shpirterore e cila na siguron aftesin e brendshme per te mbijetuar!

Shembja e teatrit Kombëtar nuk eshte shembje materiale por shembje shpirterore e Artit shqiptar! Me te u shemb nje histori e tere!

U ba si dikur „ ne emer te popullit“ nderkohe qe populli ne 4 te mengjesit flinte, bile edhe nuk kishte te drejte qarkullimi!

„Nuk e ndal kush Tiranën“

thot ai, qe duhet me ja levdu nanen!

Krahason nje histori arti

me rruge, supermerkata,

hymje pallati! Kur u vendos ligjerisht shembja dua ta di? E pse opozita u mor me hedhje „ shasmesh“ (quhen ne shkodranshe qyrrat e thata qe largohen nga hunda me ndihmen te gishtave) e nuk e njiftoj popullin? Apo nuk u vendos ligjerisht e po i bi ne qafe opozites pa hak as hile!!!!

Nese eshte keshtu duhen marre masa ligjore!

E di qe s’di asgje! Po a e di ai me emrin dituri se ne fakt shkel te drejtat e njeriut? Ne kete rast rrenon bazen shpirterore te artit qe percolli ky teater ne regjime te ndryshme! Sa keq!”, shkruhet në postimin e Rita Ndoci.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vazhdon puna për zbatimin e projektit për restaurimin e pjesëve të dëmtuara të murit të kalasë së Durrësit.

Aktorja e mirënjohur durrsake, Aishe Stari feston sot ditëlindjen e saj.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore del në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke u shprehur se mund të restaurohet me sukses.

Ka nisur puna për pastrimin e pjesëve të murit të Kalasë së Durrësit që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në vitin 2017, nga sheshi para portit të Durrësit u larguan shtatë skulptura parku, të cilat i hapën rrugë zbatimit të projektit që morri

Ashtu si çdo gjë po ndodh online kohët e fundit për shkak të koronavirusit, e njëjta ka ndodhur edhe me Eurovizionin.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka shpallur banesën e Maks Velos monument kulture.

Me ide kreative siç karakterizohet gjithnjë puna e saj, që përqafohen menjëherë nga publiku, regjisorja Driada Dervishi nuk qëndroi pushi

Aktorja e trupës së teatrit të Durrësit, Sanie Hoti feston sot 65-vjetorin e lindjes.

Në periudhën e izolimit për shkak të pandemisë së Covid-19, fëmijët janë ata që iu është dashur të qëndrojnë më shumë të mbyllur në banes