Autorja nga Durrësi Gladiola Jorbus përuron librin “Namatisja”, nderohet në Shkup (FOTO)

03/11/2018 - 09:33

Namatisja” - libri fluturak i durrsakes Gladiola Jorbus (Busulla), i ngjizur në Shqipëri dhe botuar në Boros të Suedisë, është përuruar së fundmi në Shkup të Maqedonisë, në “Javën e letërsisë suedeze”.

Shtëpia botuese “SHKUPI” në bashkëpunim me Shoqatën kulturore “MIGJENI” nga Suedia, në kuadër të “Ditëve të Letërsisë Suedeze në Shkup” në Librarinë e Çarshisë, më 1 nëntor 2018 organizoi orë poetike suedezo-shqiptare me poetë suedezë dhe shqiptarë nga Suedia dhe Shkupi.

Në fillim të kësaj ore poetike dhe letrare, u bë promovimi i librit të autores Gladiola Jorbus, me titullin interesant që durrsakja ka zgjedhur për të: “NAMATISJE – REFLEKSIONE”.

Ditën e promovimit, znj. Jorbus u nderua me një certifikatë mirënjohjeje me motivacion për kultivimin dhe lëvrimin e Gjuhës Shqipe, nga ana e qendrës kulturore “Migjeni” së Suedisë, ku i pranishëm ishte dhe Ambasadori i Suedisë në Shkup H.E Mr. Mats Staffansson.

Kopertina e librit është realizuar nga piktori i talentuar italian Andrea Bazzochi; Redaktimi nga bibliografja e bibliotekës publike Durrës, Teuta Dhima; ndërsa botuesi Sokol Demaku, kryetari i qendrës kulturore “Migjeni” Suedi.

Libri ndodhet në 8 biblioteka suedeze, përkatësisht në qytetet Stockholm, Goterborg, Boros, Upsala etj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në ditën kur teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit feston 66-vjetorin e themelimit të tij, një nga regjisoret më të talentuara të tij, Dr

Me 12 nominime, filmi ”The Favourite” është si për ironi, favoriti në garën e sivjetshme të çmimeve “Bafta”.

Bashkia Durrës organizoi një koncert në datat 28 dhe 29 dhjetor me grupe muzikore që performuan në sheshin “Liria”.

Mbrëmjen e djeshme është organizuar në pallatin e kulturës "Aleksandër Moisiu" në Durrës koncerti artistik "Bujaria durrsake" me rastin e

Me rastin e Vitit të Ri, një koncert festiv do të mbahet në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Të falem i bukuri Durrës” kjo këngë që ngre peshë jo vetëm zemrat e durrsakëve e kënduar nga Qemal Kërtusha ka mbetur kënga emb

Mësues, nxënës dhe intelektualë durrsakë u takuan të martën në mbrëmje në

Piktorja Shpresa Milaqi Bajko, është njohur tashmë në qytetin e Durresit dhe më gjerë për pikturat e bukura plot kolorit e dinamizëm që s