Banda frymore, koncert për artdashësit durrsakë (FOTO)

18/10/2019 - 20:40

Banda frymore e qytetit të Durrësit ka dhënë mbrëmjen e së premtes një koncert për artdashësit para Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”.

Nën dirigjimin e Sajmir Kalajës, banda interpretoi për publikun e mbledhur në sheshin “Liria” pjesë të ndryshme të repertorit të saj. Koncerti u ndoq me mjaft interes nga të pranishmit, që duartrokitën interpretimin profesional të bandës frymore.

Ky koncert pason atë të një nate më parë, kur interpretoi orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu” me dirigjent Petrika Afezollin. Dy koncertet ishin pjesë e kalendarit të pasur artistik, që Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu” ka programuar për t’u mbajtur përgjatë gjithë muajit tetor.

Gjatë këtij muaji, krahas komedisë “Revizori”, në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” u ngjitën një kast aktorësh të njohur, mes të cilëve Yllka Mujo, me tragjedinë “Salome”, ndërkohë që një trupë tjetër e teatrit të Durrësit me regji nga Stefan Çapaliku shfaqi premierën e dramës “Eldorado”. 

(Fotot u mundësuan nga Gëzim Domi)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zyra Vendore Arsimore Durrës në bashkëpunim me Aleancën Franceze Durrës dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve kanë organizuar konkursin "Pran

Përditshmëria e saj është një frymëzim i madh për të.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për

Një grup artistësh durrsakë kanë hapur këto ditë një ekspozitë të përbashkët në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

Ndahet nga jeta "Mjeshtri i valles popullore", Besim Zekthi. Zekthi është ndarë sot nga jeta ditën e sotme, në moshën 84-vjeçare, pas një

Flamur Bala, është një djalë i ri nga Durrësi, që jeta e ka vënë përpara disa vështirësive të forta, por ai e ka gjetur dritën në shpirti

5000 bileta falas për të vizituar Amfiteatrin dhe Muzeun Arkeologjik u janë shpërndarë sot bizneseve të hoteleri-turizmit në Durrës.

Joel Schumacher, regjisori i dy filmave “Batman” dhe i filmit “Gjenerata e Humbur”, vdiq sot nga kanceri në moshën 80-vjeçare.

Një prej shkrimtarëve më të lexuar bashkëkohorë, spanjolli Carlos Ruiz Zafon ndërroi jetë pas një beteje dy vjeçare me kancerin.

Skulptori i njohur durrsak Idriz Balani ka realizuar një tjetër skulpturë në Kosovë. Një ditë më parë, në fshatin Irzniq të Deçanit, Koso