Bashkëshortët instrumentistë Rediana dhe Florian Vlashi koncert nën dritën e qirinjve

04/05/2019 - 15:36

Instrumentistët Rediana dhe Florian Vlashi kanë hapur ciklin e nëntë të koncerteve religjoze, që organizohen çdo vit në Balneario Mondariz (Spanjë).

Bashkëshortët muzikantë që jetojnë dhe punojnë në La Coruna që nga viti 1992, kanë interpretuar në violonçel dhe violinë vepra nga Tomaso Albinoni (1671 – 1751), autor i njohur italian i muzikës baroke.

"Për të respektuar natyrën e muzikës së përzgjedhur i gjithë koncerti u luajt nën dritën e qirinjve", tha Florian Vlashi, i cili shtoi se Balneario de Mondariz (1873) ishte mjaft i njohur dhe frekuentohej nga njerëz të famshëm, mes të cilëve edhe Zhyl Verni.

Violinisti Florian Vlashi tha se të martën në mbrëmje do të ketë një koncert tjetër si solist në Centro Galego de Arte Contemporaneo në Santiago.

G. Kabashi

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Artistë nga Republika e Shqipërisë zhvilluan master-klasa për grupe artistike amatore të fshatit Karakurt të rajonit Bolgradsky, njoftoi

Mbrëmjen e së enjtes u finalizua në Durrës 15-vjetori i eventit unikal “Miss & Mister Turizmi”.

Regjisori, shkrimtari dhe përkthyesi Gjergj Vlashi sot feston 91-vjetorin e lindjes.

Edicioni i 14-të të Festivalit ndërkombëtar të muzikës së dhomës që po zhvillohet në Durrës ka vijuar mbrëmjen e kaluar me koncertin e Du

Pas një sëmundjeje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare shkrimtari Rexhep Hoxha.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, i ka dërguar një mesazh ish-drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, e cila u largua

Ia vlen të zbuloni sharmet e Shqipërisë, shkruan Camille Lemarchand e Boursorama, kompani e famshme bankare franceze, aktivitetet e së ci

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës “Durrës 2019” ka prezantuar në mbrëmjen e tretë të tij Trion “Ad Libitum” nga Maqedonia e Veri

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, në bashkëpunim me shkollën "Protagonistët", kanë bërë të mundur organizimin e një kampi shahu,