Biblioteka Durrës organizon ekspozitën “Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri” (FOTO+VIDEO)

18/11/2019 - 14:25

Biblioteka publike e Durrësit organizoi këtë të hënë ekspozitën tematike “Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri”, në kuadrin e 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

153 tituj librash, të botuar, pasuri e kësaj biblioteke ishin ekspozuar sot në sallën e leximit, ndër të cilat literaturë historike, biografi dhe kujtime.

Ekspozita u vizitua nga lexues të ndryshëm dhe nga nxënësit e shkollave të mesme të përgjithshme “Leonik Tomeo”, “Gjergj Kastrioti”, nxënësit e shkollës jopublike “Migjeni” si dhe nxëneset e Medresesë së qytetit “Mustafa Varoshi”.

Për këtë ekspozitë punuan bibliografja Teuta Dhima, klasifikatorja Alketa Psatha dhe specialisti Enton Bido.

Biblioteka e Durrësit organizon vazhdimisht aktivitete të ndryshme letrare, apo vizita dhe takime sensibilizuese e informuese si brenda ambienteve të saj, po ashtu edhe në salla të tjera me kapacitet më të madh, për të afruar brezin e ri drejt librit e për t’i tërhequr të rinjtë e të rejat drejt tempullit të dijes.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këtë të diel më 23 shkurt, ora 18:00, te pallati i sportit “Ramazan Njala” do të mbahet eventi i “Miss & Mister Durrësi 2020”, një sp

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër, regjisori shqiptar Pluton Vasi, ka fituar çmimin si “Regjisori më i mirë”.

Shumë simbole në gjithë botën flasin për dashurinë, por në Jug të Shqipërisë një qytet antik është “Qytet i Dashurisë”.

Aktori Xhevdet Ferri dhe regjisori Artan Minarolli janë përkujtuar në një mbrëmje homazh në Durrës në teatrin “Aleksandër Moisiu”, ku u s

Gazetari i njohur nga Durrësi, Thanas Mustaqi, “shigjetoi”, pasditen e sotme Ministrinë e Kulturës për harresën (me apo pa dashje) për ve

Gazetari i njohur Thanas Mustaqi, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar për atë që ai e konsideron si shpërfillje të Durrësit nga

Europe House në bashkëpunim me Bashkinë Durres- këndin e BE-së, organizon shfaqjen e filmit "DELEGACIONI" në pallatin e kulturës “Aleksan

Dy artiste të reja, nxënëse në shkollën artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit u prezantuan këto ditë para artdashësve në një koncert të pë