Bienale 2019: Vreshtat në antikitet, nga tokat shqiptare drejt Francës dhe Spanjës

10/08/2019 - 13:43

Nga Gëzim KABASHI

Ky edicion i Bienales “Netët e Muzikës Klasike” në Durrës iu kushtua “Muzikës dhe Venës, si një harmoni e përkryer” dhe bashkë me artistët nga vendi dhe nga Spanja, mbrëmjet buzë detit patën një tjetër kënaqësi. Nga kantinat më të mira të Shqipërisë, Italisë, Francës, Spanjës dhe Austrisë u paraqitën verërat e përzgjedhura, ndërsa somelierë vendas dhe të huaj bashkë me verën prezantuan edhe lidhjet e afërta mes qytetërimeve tona në vinikulturë.

Enologu Luis Paadin, president i Shoqatës së Somelierëve të Galicisë tha se “lidhjet e Shqipërisë me Spanjën në sektorin e vinikulturës janë po aq të hershme, sa dhe dy monumentet tanë moshatarë, Torre de Hercules dhe Amfiteatri i Durrësit”.

Më pas Paadin theksoi se pjesa më e madhe e varieteteve të vreshtit kanë dalë nga kjo tokë, pra nga territori i Shqipërisë së sotme, për t'u zhvendosur në zonat më të njohura të Bordosë (Francë) dhe Spanjes. Bashkë me të birin Alejandro, edhe ai somelier dhe historian i verës, z. Paadin, tha se i vjen keq që shqiptarët nuk dinë të mburren për verërat e mrekullueshme që kanë dhe, aq më pak, për kontributin e jashtëzakonshëm që kane në botën e verës”.

Prodhuesit shqiptarë të  verës Nesti Bello dhe Jorgji Toska, prezantuan verërat e zonës pranë Durrësit, të cilat gjetën shijen e të pranishmëve, ndërsa u paraqit edhe etiketa e re e verës “Bello” të kantinës së Perlatit.

Grafika i kushtohet edicionit “Muzika dhe Vena, një harmoni e përkryer”. Edhe presidenti i somelierëve shqiptarë Dashamir Elezi, bashkë me gotën e verës solli për dëgjuesit mjaft të reja nga vinikultura shqiptare.

Nga Pelegrinazhi drejt Kompostelës te Amfiteatri antik

Themeluesi i Festivalit “Netët e muzikës klasike” ka ruajtur edhe këtë herë strukturën e Bienales, dhe në skenën e improvizuar kënë zënë vend ansamble të musikës së Dhomës, duke nisur nga duot, triot e kuaartetet deri në formacionet më të mëdha.

Festivali u hap me zërin brilant të sopranos Inva Mula, një personalitet i njohur ndërkombëtarisht në arenën muzikore. Plot nur skenik këngëtarja e mirënjohur fitoi zemrën e publikut pjesmarrës edhe falë programit të përzgjedhur.

Një ditë më vonë, Ansambli i solistëve të Festivalit nën drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli solli për herë  të parë për dëgjuesit veprat muzikore të 8 kompozitorëve shqiptarë, shumica e të cilëve nga Durrësi. Muzikë e mirë dhe interpretim I shkëlqyer,do të përkufizonin më pas specialistët.

Një natë e veçantë iu kushtua temës së Pelegrinazhit dhe biseda e dr Kristaq Jorgos sqaroi mjaft nga pikëpyetjet e dëgjuesve.  Ky koncert i titulluar “Kryqëzime udhësh” ishte porositur nga Festivali RESIS në Spanjë, lidhur me pelegrinazhin nga Shqipëria drejt qytetit Santiago de Compostela. Auditorit muzikor iu bashkua edhe Ambasadori i Spanjës në vendin tonë, Vicente Canelles Montero, I cili një mbrëmje më vonë ndoqi edhe lojën  e kuartetit të saksofonistëve “Sax Ensemble” nga Madridi, prej 30 vjetësh më i hershmi në panoramën muzikore të Spanjës.

Duartrokitjet e zgjatura të publikut në fund të koncertit shkuan për interpretimin virtuoz të grupit, por edhe si solidaritet me saksofonisten Miriam Castellano, e cila pak orë para koncertit u njoftua për vdekjen e të jatit. Kastellano u nis për në Madrid menjëherë pas shfaqjes në Durrës. “Është një nga sakrificat me të cilat ndeshet në jetën e tij një artist", -tha Floriani duke ngushëlluar kolegen spanjolle.

Festivali “Netët e muzikës klasike” ka nisur në vitin 2003 dhe koncerti i parë ka patur si skenë një repart të braktisur pune në zonën industriale të Shkozetit. Tashmë janë realizuar rreth 70 të tillë, ndërsa numri i miqve të Bienales është shtuar shumë më tepër-thotë Florian Vlashi, i cili tashmë “zbarkon” çdo dy vjet në Durrës, bashkë me dy djemtë instrumentistë, Danielin dhe Martinin, si dhe bashkëshorten Rediana.

Në spitalin e Durrësit, koncert në kujtim të dr Beniamin Çettës

Edicioni i nëntë i Bienales “Netët e muzikës klasike” ka përfunduar disa orë pasi ishte programuar.

Violinisti Florian Vlashi dhe bashkëshortja e tij Rediana LlukaçI, violonçeliste, ishin të enjten pasdite mysafirë në spitalin rajonal të qytetit, ku interpretuan për pacientët e shtruar dhe për personelin mjekësor. “Koncertin ia kushtuam dr. Beniamin Çettës me rastin e 10-vjetorit të vdekjes-tha Florian Vlashi pas shfaqjes, duke kujtuar me admirim figurën e kardiologut të dashur për qytetarët e Durrësit.

“Nuk mund ta quanim të përfunduar Bienalen pa koncertin në vende ku njerëzit e kanë të pamundur të dëgjojnë muzikë drejtpërdrejt dhe që përbën një nga synimet kryesore të Festivalit - tha themeluesi i veprimtarisë, duke shtuar se i vjen keq që nuk ka mundur të jetë si çdo vit në Institutin e riedukimit të minorenëve në Kavaje. Procedura burokratike për të hyrë në burg duhej nisur disa javë përpara dhe nuk mundëm t’ia dalim - thotë instrumentisti nga Durrësi, i cili që nga viti 2003 organizon çdo dy vjet në qytetin e tij të lindjes një cikël koncertesh dhe takimesh muzikore me tema të ndryshme.

Natën e fundit Bienalja doli nga salla e hotel “Adriatikut” ku u organizuan 6 koncertet e para dhe i ftoi artdashësit e saj në arenën e Amfiteatrit antik të Durrësit.

30 vjet pas premierës kombëtare të veprës së Antonio Vivaldit “Katër Stinët”, Florian Vlashi në atë kohë pedagog i ri dhe drejtues I ansamblit “Jan Kukuzeli” iu rikthye këtij thesari që u ruajt me xhelozi për disa shekuj nga familja fisnike Durazzo në Itali.

Këtë herë me grupin prej 12 komponentësh instrumentistë në rolin e dirigjentit dhe solistit ishte Daniel Vlashi 22-vjeçar, biri i Florit dhe Redianës, loja e të cilit prej afro 50 minutash fitoi duartrokitjet e të pranishmëve në shkallaret e monumentit të lashtë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Amfiteatrin e Durrësit është zhvilluar koncerti Albania Guitar Festival, duke sjellë një mbrëmje të mrekullueshme për të pranishmit. 

Skulptori i njohur durrsak Qazim Kërtusha vjen me një vepër të re: portret tribut, në 10-vjetorin e vdekjes, kushtuar idhullit dhe drejto

Në një nga mjediset e muzeut arkeologjik u çel ekspozita kushtuar figurës dhe ndihmesës së Agim Kavajës në trashëgiminë arkeologjike të D

Më 15 dhe 16 gusht 2019 do të jenë dy mbremje speciale të Festivalit të Kitarës (Albania Guitar Festival), ku të ftuar do të jenë virtuoz

Është çelur në Durrës Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip “DurrësScript”, i cili zhvillohet për të katërtin vit radhazi në shëtitoren bre

Në ambientet e Amfiteatrit Antik, mbrëmjen e 7 gushtit ka ulur siparin festivali i netëve klasike në Durrës.

Pasditen e sotme në orën 18:30 çelet Panairi i Librit te Sfinksi në qytetin e Durrësit, i cili do të qëndrojë i hapur nga data 8 deri më

Violinisti Florian Vlashi ishte protagonist i vetëm në mbrëmjen e kaluar të Bienales 2019, që po vijon në qytetin e Durrësit.