Brenda 'shtëpisë së artit' të piktores durrsake Jonida Kanto Koçi (VIDEO)

Postuar: 27/08/2017 - 16:36

Brenda shtëpizës së ideve artistike të piktores Jonida Kanto (Koçi) mund të gjesh mbi 60 punime të ndryshme në pikturë, të cilat përcjellin për dashamirësit e artit gjendjen emocionale të saj nëpërmjet teknikës së vajit dhe akrilikut. Kohët e fundit, Jonida ka zgjedhur të eksperimentojë me ngjyrat, duke dalë nga ngjyrat e errëta për të zhvilluar më shumë imagjinatën e atyre që duan punimet e saj. E vendosur në një ndër rrugicat më të vjetra të qytetit, frymëzim për piktoren durrsake është pa dyshim vetë rrugica, por jo vetëm. Sipas artistes Kanto, piktura e krijuar nga dora e saj do të dallohej nga elementet që ajo parapëlqen t’i përdorë në punimet e saj.

Punimet e krijuara prej saj ngjallin interes jo vetëm për durrsakët, por edhe për të huajt e shumtë të cilët vizitojnë qytetin. 

Por furça, bojërat e telajo nuk janë i vetmi talent apo pasion i piktores, me të cilën mbush ditën, një pjesë të mirë të kohës e kalon edhe duke dhënë leksione mbi pikturën për të gjithë ata që u pëlqen ky art. Kanë qenë të shumta edhe ekspozitat me fotografi, në të cilat Jonida është përfaqësuar denjësisht.

 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për shkak të përmasave të tij si aktor, me çështjen e administrimit të pallatit prej Ndriçim Xhepës, mediat dhe rrjetet sociale u morën p

Aktori i famshëm i Hollywood me origjinë shqiptare, Stan Dragoti, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Anxh

   Ilia Terpini, një nga personazhet e rëndësishëm të historisë se kamerës e fotografisë shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeç

   Nga Gëzim KABASHI

“Nderi i Kombit” Gjergj Vlashi nesër (e premte) do të festojë 90-vjetorin e lindjes.

   Në qytetin e Durrësit është përuruar studio galeria “Dyrrah”, nismë e artistit amator poliedrik Edi Shuka.

Pas gërmimeve nga francezët, arkeologët italianë zbarkojnë në amfiteatër.

   Këngëtarja e njohur, Nexhmije Pagarusha, është dërguar me urgjencë natën e sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas një debati të pak kohëve më parë mes aktores së mirënjohur Marjana Kondi dhe ministres së Kulturës, Mirala Kumbaro, duket se aktores

Durrësi u kthye në kryeqytetin jo vetëm të turizmit por edhe të fëmijëve nga shumë vende të Botës në këtë sezon veror.

Në një ambient të ngrohtë poetësh e shkrimtarësh durrsakë, është bërë promovimi i librave të rinj të Myftar Gjonbalajt, një prej mësuesve