“Bum” turistësh të huaj në Durrës, italianët mahniten nga Muzeu (VIDEO)

14/09/2018 - 12:05

Përgjatë tetë muajve të këti viti, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri është vizituar nga më shumë se 20 mijë persona, 12 mijë prej të cilëve kanë bërë ndalesë vetëm pranë Muzeut Arkeologjik. Statistikat tregojnë ndër të tjera se ka një rritje prej 63% përgjatë këtij sezoni, e ndërsa të ardhurat totale janë rritur me plot 72% në krahasim me vitin e kaluar.  

Afro 30 përqind turistë të huaj më shumë se viti i kaluar kanë vizituar dy monumentet më të rëndësishme të qytetit të Durrësit, Muzeun Arkeologjik dhe Amfiteatrin antik. Burime nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare bëjnë të ditur se deri në fund të vitit pritet dyfishim i numrit të turistëve të huaj, ndonëse ka edhe shumë të tjerë që janë vizitorë të monumenteve të trashëgimisë kulturore pa biletë. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Patriot Beqaraj, shprehet se këtë vit për objektet e trashëgimisë kulturore ka qenë një sukses numri i lartë i vizitorëve.

Një grup turistësh nga Italia e shohin për herë të parë muzeun arkeologjik dhe ndonëse muze të tillë në Itali janë të shumtë, ata shprehen se janë mahnitur nga ajo që kanë parë në muzeun e Durrësit.

“Është hera e parë që vij dhe shoh një muze shumë bashkëkohor. Është e vështirë të vish këtu në Shqipëri dhe të gjesh një muze të tillë. Për ne është diçka e re, edhe pse në Itali i njohin pak këto gjëra dhe kemi parë gjëra që janë të njëjta me ato që kemi ne në Itali. E kanë thënë disa se shqiptarët e lashtë janë të njëjtë me etruskët tanë në Itali dhe për këtë arsye mendoj se jemi vëllezër”, thotë një prej turistëve.

“E pamë muzeun dhe me pëlqeu shumë, ka me të vërtet gjëra shumë interesante. Me të vërtet jam shumë e kënaqur që jam këtu dhe këtë muze e shoh për herë të parë”.

Vëmendjes dhe kuriozitetit të turistëve që vijnë në Durrës nuk mund t’i shpëtojnë edhe objektet e tjera të vizitueshme, siç janë muri rrethues i qytetit, Torra Veneciane, Rotonda, banjat termale, pusi i Top Hanes, etj. Të gjitha këto monumente ndodhen shumë pranë njëri-tjetrit, prandaj janë një destinacion i lehtë për t’u vizituar dhe përfaqësojnë një atraksion të veçantë për turizmin kulturor në qytetin e Durrësit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shfaqja teatrore “Tri gra dhe Misugi” me regji nga Suela Bako për dy netë me radhë u ndoq me shumë kureshtje nga publiku durrsak në skenë

Ka startuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës edicioni i katërt i këngëve korale, një festival i cili angazhon masivisht fëmijët

Që në fillim të vështrimit tim, lidhur me këtë libër mjaft të rëndësishëm, më duhet të them se autorja Gladiola Jorbus (Busulla) është re

Namatisja” - libri fluturak i durrsakes Gladiola Jorbus (Busulla), i ngjizur në Shqipëri dhe botuar në Boros t

Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është nderuar këto dit

Relikti i një anijeje që i përket periudhës postmedioevale ka dalë në dritë ditët e fundit në bregdetin e Kepit të Rodonit.

Kendi i BE, pjesë e Projektit “Bashkitë për në Evropë”, projekt ky që financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Q

Artisti Arben Kristani ka ardhur me ekspozitën e tij të 9-të “Artefakte”, në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

61 nxënës të ekselencës në Durrës, fitues të olimpiadave të ndryshme brenda e jashtë vendit, janë shpërblyer nga bashkia e Durrësit.