Genti Gjonaj, djali i skenaristit dhe regjisorit Kujtim Gjonaj ka publikuar një mesazh të ndjerë për babain e tij, i cili u nda sot nga jeta për shkak të Covid.

Përmes një postimi në Facebook shpreh dhimbje edhe vlerësimi për të atin duke e cilësuar jo vetëm si idhullin e tij, por dhe gjyshin, babanë dhe bashkëshortin shembullor, të urtë e të dashur.

“Kujtim Gjonaj, babai im, idhulli im, gjyshi i urtë dhe i dashur i fëmijëve të mi, i fëmijëve të motrës, Valbona, dhe vëllait Martin, ndërroi jetë qetësisht në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kaloi me dinjitet shumë peripeci shëndetësore, shumë vështirësi jetësore, dha shumë në jetë, me dijen e vet, humanizmin, vlerat e pamata, por sot në 18.30 datë 28 shkurt 2021, u nda nga kjo jetë. Ne, femijët e tij, miqtë e tij do t’i japim nesër një strehë tjetër, pranë prindërve të vet që i deshi aq shumë. Ceremonia e varrimit do të jetë nesër në orën 14.00, në Sharrë, duke u nisur nga shtëpia e funeralit Alba, tek Medreseja. Nderimet për të, në një moment të dytë dhe gjithë jetën. Me peshën e një kumti kaq të dhimbshëm, ju falënderoj për mesazhet e ngushëllimit… Ju ardhshim për gëzime..”, shkruan u biri.