"Delegacioni" shfaqet në Durrës, mbrëmje homazh për Xhevdet Ferrin dhe Artan Minarollin (VIDEO)

14/02/2020 - 14:09

Aktori Xhevdet Ferri dhe regjisori Artan Minarolli janë përkujtuar në një mbrëmje homazh në Durrës në teatrin “Aleksandër Moisiu”, ku u shfaq filmi premierë “Delegacioni”, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.

Xhevdet Ferri, aktori durrsak që humbi jetën pak javë më parë, ka ardhur në vendlindje me rolin e fundit në filmin e tij të shfaqur. Edhe regjisori Artan Minarolli u largua nga kjo jetë shumë herët duke lënë pas veprat me të cilat flasin.

Zhulien Varfaj, kreu në detyrë i bashkisë së Durrësit, tha se artistët kanë fatin e madh që edhe kur largohen të jenë sërish mes njerëzve me veprën që lënë.

“Me këtë shfaqje Xhoda sonte i erdhi Durrësit e po ashtu edhe kineasti Artan Minarolli. Të dy tashmë i takojnë qiellit, por filmat e tyre i takojnë publikut”.

Europë House në bashkëpunim me Bashkinë Durres- këndin e BE-së, organizuan shfaqjen e filmit “DELEGACIONI” në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ndërsa hyrja ishte e lirë për të gjithë publikun.

Filmi “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit dhe skenar të të ndjerit Artan Minarolli, ka arritur të fitojë çmimin e madh “Grand Prix” në Varshavë dhe vlerësimin si “Filmi më i mirë i gjatë” në Festivalin e Triestes.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me 78 vepra, kryesisht peizazhe të natyrës shqiptare, piktori 44-vjeçar nga Shijaku Ermir Llaftiu, ka çelur ekspozitën e parë personale "

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen Helena Kadaresë, shkrimtares dhe bashkëshortes së Ismail Kadaresë.

Festivali i Napolit 2020 mbërrin për herë të parë në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot për 80-vjetorin e lindjes aktorin e njohur Reshat Arbana.

Janë kurorëzuar në Durrës pas një stuhie vështirësish prej pandemisë së Covid-19, “Miss & Mister Turizmi 2020”.

Këtë vit u mbushen 60 vite nga premiera e trupës së parë profesioniste të varietesë në qytetin e Durrësit.

Pas nje beteje të gjatë rreth 4- javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e