2 prilli njihet si “Dita botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin” dhe sot më shumë se kurrë, e gjithë shoqëria duhet të kthejë sytë dhe vëmendjen tek njerëzit me nevoja të veçanta dhe, mbi të gjitha, t’i kuptojnë për të qenë sa më afër.

Në kuadër të kësaj dite, nxënësit e klasës së parë të shkollës “Mihal Ekonomi” Durrës, sëbashku me mësuesen e tyre kujdestare, Romina Kasembi dhe drejtoreshën e shkollës, znj. Pranvera Shehi, në bashkëpunim me znj.Adisa Teliti, drejtoreshë e “Qendra Colors”, vizituan dhe kaluan disa orë me bashkëmoshatarët e tyre në “Qendra Colors”.

Qendra trajton problemet e zhvillimit dhe ofron terapi dhe mbështetje psikologjike për fëmijët me probleme të zhvillimit. Nxënësit e klasës së parë, me ndihmën e mësueses dhe prindërve të tyre, kishin përgatitur disa dhurata për bashkëmoshatarët e kësaj qendre.

Ata kryen edhe aktivitete të tjera, si leximi i librave, recitimi dhe luajtja e lojrave të ndryshme në grup. Sakaq, fëmijët u argëtuan sëbashku edhe duke kënduar dhe luajtur me violinë.