"Ditë zie", aktorët e teatrit të Durrësit të pikëlluar për humbjen e mikut dhe kolegut, Guljelm Radoja (VIDEO)

05/05/2021 - 13:58

Arti shqiptar është në zi pasi ditën e sotme është ndarë nga jeta aktori i njohur, Guljelm Radoja në moshën 75-vjeçare për shkak të Covid-19.

Ikja e përjetshme e Radojas, i ka lënë miqtë dhe kolegët e teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës në trishtim të thellë, të cilët teksa kujtojnë vitet e kaluara bashkë në skenë, kanë shprehur ngushëllimet familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

"Për Guljem Radojan mund të duhen netë dimri për të folur. Ne jemi të privilegjuar që kemi qenë bashkë me Guljemin. Kemi përfituar prej tij. Ai ishte një ndër ata personalitete që prodhonte energji pozitive, që gëzohej me suksesin e kolegëve. Dhe njëkohësisht shqetësohej për mosecurinë e tij. Guljemi ka qenë një natyre sportive, ka qenë njësh në marëdhënie me njerëzit, me energjinë pozitive që ai ju jepte. Sot për të gjithë ne është një ditë zie", shprehet aktori Gjergj Doci.

Aktori Hysen Bashhysa është i befasuar nga ikja e Radojas, pasi për të ishte e papritur.

"Sesi iku nuk e morëm vesh. Gjithë ai Guljem, gjithë ai artist, me gjithë ato role, me gjithë ato arritje. Një aktor i rrallë. Jam i pikëlluar.", shprehet ai ndër të tjera për mikun e tij të ndjerë.

Për aktorin Xhelal Tafai, ndarja nga jeta e Guljem Radojas është një humbje e madhe. Tafai nuk mban dot lotët teksa tregon sesi mori vesh lajmin e hidhur.

"Nuk e besoja me thënë të drejtën", shprehet ai ndërsa thotë se interesohej për shëndetin e mikut dhe kolegut të tij çdo ditë që ishte në spital, madje edhe kur ai u transferua në Tiranë.

Aktori i madh, Guljelm Radoja, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 5 majit, ka luajtur më shumë se 30 role në kinematografi dhe për meritat e tij artistike është nderuar me titullin "Artist i Merituar".

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nxënësit e shkollës artistike "Jan Kukuzeli" në Durrës kanë zhvilluar një koncert mbrëmjen e kaluar në ambientet e Muzeut Arkeologjik.

Ajo kërkon të mirëkuptohet nga bashkëshorti, të gjejë tek njeriu që ka zgjedhur të ketë përkrah një shok dhe një mbështetës.

Aventurat dashurore të beqarit francez, Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe, në komedinë e sukseshme dhe mjaft të dashur për artdashës

Emmi Rushiti është njëra nga fitueset e çmimit të parë të edicionit të VI-të të Festivalit të Ansambleve Popullore të shkollave 9-vjeçare

Në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës u promovua libri  “Zhvillime urbane: tradita dhe risi Rasti i Kamzë

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Pirro Mani.

Për të 19-n vit është mbajtur eventi "Miss dhe Mister Durrësi 2021", ku janë përzgjedhur mbretëresha dhe mbreti i bukurisë durrsake.

Ditën e sotme, në sheshin "Italia", para Stadiumit Kombëtar u inaugurua skulptura e artistit të njohur ndërkombëtar Helidon Xhixha.

Zyra Vendore Arsimore Durrës ka organizuar këtë të hënë ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të XII, të Festivalit Rinor "Epidamn