Gjatë ditëve të letërisë shqiptaro-suedeze në Shkup, në ditë që i lamë pas, përveç ditëve letrare që ishin planifikuar të mbahen, ato ditë u bënë edhe promovime librash, një ndër ta ishte edhe promovimi i librit "Namatisja-Refleksione", të poetes, shkrimtares Gladiola Jorbus nga Durrësi.

Organizimi i promovimit u mbajt në Librarinë e Çarshisë së Shkupit e cila u organizua nga shtëpia botuese "Shkupi", në Shkup në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare "Migjeni", nga Borasi. Në këtë promovim, përveç poetëve, shkrimtarëve, qytetarëve e dashamirëve të shumtë të librit, ishin prezentë edhe shkrimtarët suedezë.

Sipas resensentëve të këtij promovimi, libri në fjalë u vlerësua shumë për përmbajtjen dhe cilësinë. Ata vlerësuan edhe temat e shumta të cila janë trajtuar dhe thurur bukur nga autorja e që shumica nga to, janë dhe flasin shumë për realitetit tonë shqiptar sot. Në librin "Namatisja-Refleksione" mund të hasësh në shumë tema interesante të realitetit të sotëm e të cilat autorja i ka prekur, i ka analizuar e studiuar me përpikmëri dhe i ka vënë në letër.

Po i përmend disa nga temat që janë në libër si psh: Universi i gruas, Festat, mirësjellja, ushqimi, uji e shumë tema të tjera që do ua lemë lexuesve t'i zbulojnë e t'i vlerësojnë vetë.

Çdo temë që është prekur në këtë libër, të bën të hysh e të thellohesh në të e ta mendosh dhe analizosh edhe vet dhe të shohësh sesa me vend i ka trajtuar autorja në këtë libër dhe sesa realitet është tek ne si shqiptarë të flasësh për një gjë të tillë.

Për shembull kur autorja flet për lulet, rendësinë e tyre, si dhe kur duhen përdorur ato: "Lulet kanë pasur gjithmonë një rëndësi jetike në rrugën e komunikimit midis njerëzve, nga Lindja në Perëndim. Gjatë shekujve, lulet kanë qenë mënyra më e mirë për të përcjellë mesazhe të veçanta. Është e bukur dhe e dobishme të njohim këtë trashëgimi simbolike, për të dhuruar lulet e duhura në çdo rast dhe për t’i dhënë vetes forcë në manifestimin e ndjenjave. Lulet shërbejnë për të bërë deklarata dashurie, urime festive, për të shprehur pasion, xhelozi përkatësi, butësi, miqësi etj".

Pra, janë tema sa filizofike aq edhe reale që në të shumtën e rasteve janë realitet tek ne shqiptarët në përgjithësi e që në fakt temat e tilla duhet ti flasim, ti trajtojmë e ti praktikojmë në vepra aty ku nuk bëhen sot. Duke mos i trajtuar e duke mos folur sot, ndoshta nuk do të praktikohën as nesër e as kurrë. Prandaj duhëet patur kujdes e me qenë të vëmendshëm që gjeneratat e ardhshme të mos ballafaqohen me probleme të tilla, të cilat ne i kemi sot në shoqërin tonë…

Një gjë tjetër interesante është që autorja Jorbus, përmend edhe autorë të huajë e të mëdhenjë në librin e saj për ta vërtetuar e verifikuar atë që autorja Gladiola e trajton sot. Po i përmend disa nga ata autorë që janë të përfshirë në këtë libër: Isabell Allende, gazetare dhe shkrimtare dhe një nga novelistët më të suksesshme femra në Amerikën Latine. Gjithashtu përmendet edhe shkrimtari kolumbian Gabriel Garcia Marquez si dhe shumë autor të tjerë të huaj.

Ndosha autorja ka ende tema të tjera të pathëna siç e cek edhe ajo vetë në libër: "Ende s’i kam thënë të gjitha", e të cilat nuk i ka përfshi në këtë vëllim, por sigurisht që ka planifikuar që të mos ndalojë me kaq, por të punojë e të na sjellë në të ardhmen edhe tema të tjera me botime të reja.

Në këtë libër vlen të përmendet se autorja duke përfshirë tema të ndryshme, normalisht që lexuesi ka për të "notuar" pothuasje po ashtu në të gjitha këto tema edhe vetë, dhe normalisht që do të ketë edhe ndjenja të përziera gjatë leximit, si nga ato që të bëjnë të ndjehesh mirë e i lumtur, por nga ana tjetër që ndoshta ndonjëherë do të ketë edhe ndjenja jo të mira.

Pavarësisht kësaj, se si do të ndjehet një lexues në këtë libër gjatë leximit, mundësia e tij/saj është që empatia e tyre si njerëz do të kompletohet edhe më mirë sesa që ndoshta shumë kush e ka sot. Për këtë libër në ditën e promovimit folën: Sokol Demaku, Rrahim Ganiu dhe Hamit Gërguri./ Përgatiti: Bahtir Latifi