Dr. Vangjel Jorgo: ultrasonografi profesionist dhe pasioni për fotografinë

10/06/2021 - 18:46

Nga Gladiola Jorbus

Në këtë epokë, ku teknologjia ka prekur majat, fotografia vazhdon të mbetet riprodhimi i realitetit. Siç shprehet dhe poetja italo-kanadeze Silvana Stremiz, "Fotografitë janë memoria jonë, në kohën kur kujtimet fillojnë të humbasin’’.

Dihet rëndom se një mjek i specializuar në gjinekologji është përgjegjës për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve a gjithçkaje tjetër që afekton sistemin riprodhues të femrave. Detyra e tij konsiston edhe në ndjekjen e gruas gjatë periudhës së shtatzënisë; detyrë kjo që mjeku obstetër – gjinekolog Vangjel Jorgo e ka përmbushur me sukses, në dekadat e gjata të karrierës së tij profesionale.

Por së fundmi, ai është përkushtuar pas një pasioni që ka të bëjë pikërisht me përjetësimin e jetës dhe kryesisht të natyrës së egër e të paprekur nga dora e njeriut. Fotografia është shfaqur tek ai dhe ka spikatur si një talent kualitativ.

Fotot e doktorit të mirënjohur obstetër – gjinekolog i qëndrojnë besnikërisht stoike, dëshirës së pandalshme për të zbuluar, memorizuar, -  momente, persona, vende, gjallesa, dukuri, si dhe janë bërë pjesë e disa ekspozitave.

Të gjitha shkrepjet e tij të ngjallin emocione, pasi secila përmban në vetvete një frymëmarrje të papërsëritshme. Disa syresh eksplorojnë temat si: peizazhe, natyrë e qetë apo portrete. Por ndër fotografitë që mbërthejnë vëmendjen e publikut janë ato, me në fokus shpendët fluturues, aq të vështira për t’u realizuar.

Fotografitë e doktor Vangjushit (siç e njohin të gjithë) qeshin, fluturojnë, flasin, këndojnë, vallëzojnë, sfidojnë. Impakti që ato ndjellin është unikal, pasi fotografitë e tij nuk janë analfabete. Në heshtjen e tyre, lexojmë dinamikën e pareshtur të jetës.

Dora e fotografit “ngrin” njëkohësisht kohën, figurat, natyrën dhe kujtesën. Prej tyre mund të marrim frymëzim, ngushëllim, ndonjëherë dhe urtësi, sepse doktori i shoqëron vazhdimisht me aforizma e thënie.

Si një personazh i apasionuar pas fotografisë, edhe te Dr. Vangjel Jorgo veçon sensi i spikatur artistik. Objektivit të tij nuk i shpëton asgjë, sepse fotografia është poezia vizuale e jetës, dokumentim i rëndësishëm, selektim i së tashmes; ajo mbart mistere dhe përçon mesazhe të koduara.

Vazhdimisht Dr. Vangjushi ka gjurmuar jetën njerëzore që në ngjizjen e saj, kurse aktualisht po gjurmon dhe zbulon krijesat e ndryshme të natyrës, peizazhet piktoreske të Shqipërisë dhe vetë botën që na rrethon përmes “imazheve të shkruara në dritë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ajo kërkon të mirëkuptohet nga bashkëshorti, të gjejë tek njeriu që ka zgjedhur të ketë përkrah një shok dhe një mbështetës.

Aventurat dashurore të beqarit francez, Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe, në komedinë e sukseshme dhe mjaft të dashur për artdashës

Emmi Rushiti është njëra nga fitueset e çmimit të parë të edicionit të VI-të të Festivalit të Ansambleve Popullore të shkollave 9-vjeçare

Në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës u promovua libri  “Zhvillime urbane: tradita dhe risi Rasti i Kamzë

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Pirro Mani.

Për të 19-n vit është mbajtur eventi "Miss dhe Mister Durrësi 2021", ku janë përzgjedhur mbretëresha dhe mbreti i bukurisë durrsake.

Ditën e sotme, në sheshin "Italia", para Stadiumit Kombëtar u inaugurua skulptura e artistit të njohur ndërkombëtar Helidon Xhixha.

Zyra Vendore Arsimore Durrës ka organizuar këtë të hënë ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të XII, të Festivalit Rinor "Epidamn