“Dritë për nesër” - Koncert për viktimat e pandemisë në Tiranë

29/10/2020 - 12:39

“Dritë për nesër” quhet koncerti homazh i organizuar nga Bashkia Tiranë në sheshin përpara Universitetit të Arteve në nder të viktimave të pandemisë Covid 19.

Me vepra tëmëdha të realizuara mjeshtërisht nga Linda Kazani, Marina Kurti, Elita Hoxha, Anita Kerhani, Artur Vera dhe Erjon Sherri ku regjisor ishte Milto Kutali dhe dirigjente Suzana Turku, u luajt muzikë për shpresën dhe jetën duke mos harruar të kujtonin 493 viktima të cilët nuk ia dolën të fitonin betejën e tyre me koronavirusin.

Pandemia bëri bashke këta artistë të cilët me anë të muzikës kërkojnë të përçojnë dritë për një të ardhme më të mirë, por mbi të gjitha për t’i kujtuar dhe njëherë të gjithëve se gjithçka varet nga ne, kujdesi që duhet të tregojmë duke ndjekur me kujdes çdo masë anticovid, sidomos vendosjen e maskës, e nesërmja do të këtë vërtetë më shumë dritë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këtë të enjte është shuar në moshën 79-vjeçare poeti vlonjat Lefter Çipa.

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare, aktori i njohur, Andon Qesari. Këtë lajm e ka bërë të ditur djali i tij, Edon Qesari, përmes një po

Një biblioteke në Tiranë i është vendosur emri i shkrimtarit Moikom Zeqo, 8 muaj pas ndarjes nga jeta të akademikut të njohur.

Dramaturgu dhe gazetari i njohur nga Durrësi, Bashkim Hoxha feston sot 67-vjetorin e lindjes.

Skulpturat e yjeve të skenës John Lenon, Bob Dylan, Tina Turner dhe Mick Jagger qëndrojnë prej vitesh të harruar në një cep të oborrit të