Duet kitaristësh me famë botërore në Durrës e Tiranë

13/08/2019 - 15:34

Më 15 dhe 16 gusht 2019 do të jenë dy mbremje speciale të Festivalit të Kitarës (Albania Guitar Festival), ku të ftuar do të jenë virtuozë të kitarës klasike.

Mircea Stefan Gogoncea (Rumani) dhe Arturo Castro Nogueras (Meksikë - Kubë) në turin e tyre të koncerteve në Europë do të ndalojnë dhe në Tiranë dhe Durrës. Do të jenë dy mbrëmje me muzikë latine dhe tinguj nga Ballkani.

Gogoncea & Castro do japë shfaqje më 15 gusht 2019, ora 20:00, në mjediset e Amfiteatrit Antik të Durrësit. Dy virtuozët do të ndalojnë dhe në Tiranë, më 16 gusht 2019, ora 22:00, në “Tulla Nouvelle Terrace”, ku hyrja për vizitorët do jetë e lirë.

Mircea Gogoncea 

Kitarist klasik 27-vjeçar rumuno-gjerman dhe jeton në Los Angeles, SHBA. Ka interpretuar në mbi 350 koncerte në 5 kontinente. Në vitin 2018, ka luajtur koncerte në Spanjë, Indi, Nigeri, Kubë, Gjermani, Britani të Madhe, Sh.B.A., Francë, Luksemburg dhe Rumani. Ai ka fituar një total prej 167 çmimesh, dhe konsiderohet nga disa media ndërkombëtare si kitaristi me numrin më të lartë ë çmimeve në botë

Arturo Castro Nogueras

Portorikan, kuban dhe meksikan, tërheq një prapavijë të pasur kulturore që përfshin trashëgiminë e tij të larmishme. Lindur në një familje muzikantësh, ai ka interpretuar gjerësisht në të gjithë Evropën dhe Amerikën, duke përfshirë performancat në vitin 2018 në Festivalin në Düsseldorf, Reading Fringe Festival në Mbretërinë e Bashkuar, Muzeu Kombëtar i Artit i Meksikës, Instituti Iberoamerican në Berlin, në mesin e të tjerë, duke shfaqur muzikë bashkëkohore dhe klasike meksikane dhe Karaibe.

Th.M.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një takim për promovimin e tri librave të autores Gladiola Busulla Jorbus, që mblodhi njerëzit e kulturës dhe të apasionuarit e librit në

Pasi u shpall “Aktorja më e mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit "Othello", që u zhvillua në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, Olt

Biblioteka publike e Durrësit organizoi këtë të hënë ekspozitën tematike “Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri”, në kuadrin e 75-vjetorit të

Libri “Koha për politikë”, i ish-deputetes së PD-së, Grida Duma është një nga të shumtët që është prezantuar në panairin e librave dhe ka

Panairi i Librit 2019, një ndër aktivitet më të rëndësishëm të autorëve, botuesve, përkthyesve etj, me pjesëmarrje të 100 shtëpive botues

Çmimet e Panairit të Librit “Tirana 2019” u ndan sot në Pallatin e Kongreseve.

Pasditen e së enjtes u zhvillua në hotel “Arvi” një takim i Klubit Rotarian Durrës me piktorin e njohur shqiptaro-amerikan Dashamir Gurab

Prej 3 ditësh po mbahet edicioni i pestë i Festivalit të Këngëve Korale në Durrës, një festival i cili angazhon masivisht fëmijët e shkol

Rivendoset kapaku i ri prej xhami në pusin shekullor te sheshi “Liria” në Durrës.