Durrës, poetesha Pranvera Belba vjen me vëllimin "Lule akulli" (VIDEO)

Postuar: 20/04/2017 - 20:22

Në klubin e kulturës dhe artit “Sigal“ të Durrësit është promovuar libri i parë “Lule akulli” i poeteshës Pranvera Belba. Belba është larguar në emigracion rreth vitit 1994 në Itali dhe Gjermani, duke marrë me vete në kujtesë mbresat e rinisë së saj në brigjet e kaltra të Adriatikut dhe qytetit te lashtë të Durrësit.

Libri është një vëllim poetik, me poezi gjithsecila më mbresëlënese se tjetra, ku shquhen poezitë e dashurisë, të shkruara plot pasion dhe ndjenjë. Një endje poetike plot shije, por që ka thyer tabutë e atij brezi të mesëm tani të vajzave të dikurshme.  

Në poezi, ajo ka qenë novatore. Dhe kërkuese mjetesh për të shprehur ndjenjat e brezit te saj, të cilat duke u nisur nga poezitë e sjella në këtë liber mund të cilësohen “ Brezi i Humbur” . Shumë poezi ne ketë liber janë të hershme, por ka edhe shumë të tjera bashkëkohore, krijime spontane.  

Në takim kanë përshëndetur shumë krijues të qytetit të Durrësit. Kritika letrare i ka cilësuar poezitë e “Lule akulli” si tepër të ndjeshme dhe të ngrohta. Me një vargëzim të lirshëm dhe të natyrshëm. 

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori korçar, Sotiraq Çili.

Në klubin e Kulturës dhe Artit “Sigal“ të qytetit të Durrësit është bërë promovimi i librit me tregime të Fatmir Mingulit “Shtëpia në rru

Medi Ramohito një prej ish- ushtarakëve të njohur në Durrës dhe më gjerë ka ardhur para publikut me dy përkthime të rëndësishme.

Vera e nxehtë ka zbritur në shesh këngëtarët më në zë të skenës vendase.

“Kuarteti për fundin e kohëve” ka shënuar edhe koncertin e fundit të edicionit të tetë të Bienales “Netët e muzikës klasike” në

Është mbyllur me sukses në Durrës Panairi Ndërkombëtar i Librit “Durrës Script”.

Pianisti spanjoll Daniel del Pino ishte protagonist i mbrëmjes së parafundit të Bienales 2017, që ka nisur më 1 gusht në qyteti

Ende nuk ka vendosur asgjë, por thjesht fakti që po e mendon seriozisht largimin nga Shqipëria është trishtues.

Bienalja 2017 është zhvendosur  mbrëmjen e kaluar në mjediset e Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

*Liutieri Edmond Sinani leksion për krijimin e violinave në Durrës