Durrësi dhe deti, muzat e 50 piktorëve të njohur (VIDEO)

15/05/2017 - 15:51

Durrësi dhe deti do të jenë muzat e 50 piktorëve të njohur shqiptarë, të cilët kanë mbërritur në qytet për t'u bërë pjesë e projektit "Kolonia e piktorëve në ditën e detit".  Në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasija” është hapur ekspozita e kolonisë së piktorëve të organizuar për një javë në qytetin e Durrësit. Në të janë ekspozuar  punime me nivel të spikatur artistik. Në këtë koloni kanë marrë pjesë piktorët më në zë të vendit, të cilët kanë sjellë përvojën shumëvjeçare nga shkollat e pikturës së Shkodrës, Vlorës, Korçës, Durrësit, Kosovës etj. Pikturat e realizuara kanë pasur nivel cilësor. Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se kolonia ishte organizuar këtë vit më mirë se herët e tjera.

Është hera e pestë që ky projekt realizohet në Durrës. Në të ka pasur edhe pjesëmarrje piktoresh të reja. Në pikturat e realizuara dhe të ekspozuara janë përdorur kryesisht teknikat e vajit, që kanë paraqitur pamje të veçanta dhe interesante të qytetit tonë bregdetar. 

Thirrjes artistike për t'u frymëzuar nga deti i është përgjigjur edhe një artiste nga Franca, Celine Jourdan, e cila krijoi një pikturë dhe 2 skulptura. Së bashku me të në qendra të ndryshme arkeologjike e historike apo përballë detit, këto ditë në Durrës mund të takosh piktorët shqiptarë me përvojë 30-40-vjeçare, si Buron Kacelin, Ksenofon Dilon, Pashk Pervathin, Sefedin Stafën, Agron Polovinën, Ksenofon Dilon, Qamil Prizrenin, Nikolin Ivanajn etj.  

Ndjekim prononcimet:

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

20 nxënës të degës së kitarës do të luajnë nesër pjesë të ndryshme të muzikës klasike, baroke, romantike, kontemporane në pallatin e kult

Këtë të diel më 23 shkurt, ora 18:00, te pallati i sportit “Ramazan Njala” do të mbahet eventi i “Miss & Mister Durrësi 2020”, një sp

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër, regjisori shqiptar Pluton Vasi, ka fituar çmimin si “Regjisori më i mirë”.

Shumë simbole në gjithë botën flasin për dashurinë, por në Jug të Shqipërisë një qytet antik është “Qytet i Dashurisë”.

Aktori Xhevdet Ferri dhe regjisori Artan Minarolli janë përkujtuar në një mbrëmje homazh në Durrës në teatrin “Aleksandër Moisiu”, ku u s

Gazetari i njohur nga Durrësi, Thanas Mustaqi, “shigjetoi”, pasditen e sotme Ministrinë e Kulturës për harresën (me apo pa dashje) për ve

Gazetari i njohur Thanas Mustaqi, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar për atë që ai e konsideron si shpërfillje të Durrësit nga

Europe House në bashkëpunim me Bashkinë Durres- këndin e BE-së, organizon shfaqjen e filmit "DELEGACIONI" në pallatin e kulturës “Aleksan