Durrës, ansambli “Albanian Brass” sjell muzikë shqiptare në Muzeun Arkeologjik

Postuar: 05/07/2017 - 14:23

Ansambli i instrumenteve të frymës “Albanian Brass” krijoi mbrëmjen e kaluar në Muzeun Arkeologjik të Durrësit një atmosferë të veçantë artistike. I ftuar në edicionin e 12-të të Festivalit ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës grupi që drejtohet nga dirigjenti dhe trompisti Isak Shehu, solli fillimisht pjesë nga krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë Kujtim Laro (1947-2004) e Limoz Dizdari, e më pas nga ai Italian Nino Rota (1911-1979).

Ansambli “Albanian Brass” është krijuar dy vjet më parë dhe ka në përbërje solistë dhe anëtarë të orkestrave të RTSH-së dhe të TOB-it.

Spektatorët e shumtë që mbushën sallën e eksponateve të muzeut ndoqën më pas një pjesë tradicionale amerikane dhe “Jericon” e Jonathan Harvey (1939-2012). Në pjesën e dytë grupi me 9 komponentë interpretoi tre këngë popullore shkodrane dhe vepra nga autorët shqiptarë Simon Gjoni (1925-1991) e Ramadan Sokoli (1920-2008).

Në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së kompozitorit Çesk Zadeja (1927-1997) artistët kryeqytetas kishin zgjedhur nga veprat e autorit “Humoreska” dhe tema nga filmi “Skenderbeu”.

Edicioni XII i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, (Chamber Fest Durrës), që organizohet nga violinistja e njohur durrsake Nevila Kalaja, ka nisur më 29 qershor dhe do të përfundojë më 14 korrik, pas 7 koncerteve të programuara.

G.K.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Maratona Rinore ka startuar në edicionin e saj të nëntë me pjesëmarrjen e 18 shkollave publike e jo publike në Durrës.

   Në Eurovizion do të ketë 3 artistë shqiptarë, të cilët do të na përfaqësojnë denjësisht.

   Familjarë, miq, kolegë e të afërm i dhanë lamtumirën aktorit veteran të trupës së Durrësit, Milto Profi.

"Shqiptarja.com" zbulon për herë të parë projektin për Teatrin e ri Kombëtar.  Këto foto na njohin me projektin e  realizuar nga arkitekt

Muza që ka inspiruar një prej këngëve më të bukura të dashurisë (“Ky marak” nga Pjetër Gaci), ishte një prej femrave më të bukura shkodra

"Humor i pastër me shumicë" ka mbledhur aktorët e spikatur të humorit dhe të teatrit të Durrësit , të cilët vijnë para publikut javën e p

Në studion e skulptorit Idriz Balani ka përfunduar faza e konstruktimit në argjil e shtatores së dëshmorit kosovar Ismet Asllani.

Ka ndërruar jetë punonjësi i Teatrit Kombëtar, Ermal Laze, teksa ndodhej prej disa ditësh në spital.

"E shkuara e tashmja dhe e ardhmja e familjes Karanxhaj" me këtë temë është hapur ekspozita e tre brezave të familjes Karanxha, në Galeri

Aktori Bujar Asqeriu ka debatuar me tone të larta me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kolegë të tjerë, që morën pjesë në takimin e