Brezi i 17-të i maturantëve të shkollës së mesme private “Mihal Ekonomi” në Durrës, ka hedhur kapelet nën tingujt e himnit të shkollës.

Të pranishëm në ceremoni ishin prindër e mësues të brezave të mëparshëm, të cilët u emocionuan nga përjetimet e ndara nga nxënësit.

Prindërit falenderuan stafin dhe drejtuesit e gjimnazit për eksperiencat pozitive që patën në këtë shkollë, e para private në Durrës me një traditë shumëvjeçare në mësimdhënie.

Me përfundimin e këtij viti shkollor, u vendos edhe një gur tjetër në arsimimim e brezave.

Maturantët, të cilët kanë marrë shumë nga kjo shkollë, tashmë janë pjesë e historisë së saj. Një pjesë e madhe e tyre kanë siguruar bursa brenda dhe jashtë vendit në universitet më të mira në Shqipëri e në rajon.

 Ashtu si paraardhësit e tyre janë bërë gati të jenë pjesë e rëndësishme dhe e denjë e shoqërisë në të cilën jetojmë. Kjo falë përkushtimit të drejtuesve të shkollës dhe stafit pedagogjik të specializuar të cilët përçuan dashuri për dijen e arsimin.