Në Galerinë e Arteve Pamore "Nikolet Vasia" në Durrës mbahet e hapur këto ditë një ekspozitë me 20 punime në pikturë, të para viteve '90, pjesë e fondit të galerisë.

Ekspozita ka në qendër figuren femërore. Figura e nënës, figura e motrës, e vajzës, e femrës në përgjithësi konsiderohet si e shenjtë, sepse simbolizon vazhdimësinë së jetës.

Figura e gruas, me kurajon dhe sakrificat e saj, është ndër subjektet më të trajtuara në çdo fushë të artit, në rolet e saj në shoqëri dhe me domethëniet e saj simbolike.

Sot, shoqëria jonë ka nevojë të përballet me kurajo përballë figurës së femrës, që mbart në vetvete kaq shumë vlera e sakrifica. Te këto punime spikat një grua sa e brishtë e aq luftarake, që është mëse e justifikuar për periudhen e para viteve '90.

Kjo ekspozitë nuk risjell vetëm kontributin artistik të artistëve durrsakë ndër vite, por edhe një mundësi reflektimi për gjendjen e gruas në botë e sidomos në vendin tonë.  Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjate gjithë muajit mars.