Në ambientet e pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu" në Durrës, është promovuar vepra e Alija Izetbegovic, "Arratisja ime në liri", përkthyer nga gjuha boshnjake nga Ismail Dizdari.

Sipas Dizdarit, ky përkthim do t'i shërbejë popullit shqiptar, për tu njohur me vlerat dhe kulturën e Bosnje-Hercegovinës.

Ai shprehet se ajo çfarë e ka tërhequr për të sjellë përkthimin e kësaj vepre, ishte specifika e librit, e cila mbledh filozofi, letërsi, art, kulturë, etikë, shkencë etj, dhe gjithçka tjetër që ka jeta e sotme.

Ky libër I drejtohet njeriut, mirëqënies së tij dhe në mënyrë të veçantë, lirisë.