Durrës, “Kuarteti për fundin e kohëve”, suksesi tjetër në mbrëmjen e fundit të Bienales 2017

Postuar: 09/08/2017 - 11:45

“Kuarteti për fundin e kohëve” ka shënuar edhe koncertin e fundit të edicionit të tetë të Bienales “Netët e muzikës klasike” në Durrës. Kjo mbrëmje iu kushtua muzikës moderne.

Në sallën e errësuar të Muzeut Arkeologjik katër instrumentistë kanë rikthyer tingujt e Olivier Messiaen, i cili e kompozoi dhe luajti atë si i internuar më 15 janar 1941. Vepra iu prezantua 400 bashkëvuajtësve, në temperaturën -20 gradë, në një nga kampet e përqendrimit nazist pranë Drezdenit.

Ideatori i Bienales Florian Vlashi, tha për artdashësit, se kuarteti për të cilin më pas Messiaen ka lënë edhe shënimet e tij, konsiderohet si një nga kryeveprat e historisë së muzikës e njëkohësisht edhe si një nga më të vështirat.

Të ardhur nga katër vende të ndryshme, violinisti Florian Vlashi shqiptar, Florent Charpentier (klarinetë) nga Franca, Ruslana Prokopenko (violonçel) nga Ukraina, Daniel del Pino (piano) nga Spanja, e të ndihmuar nga gazetari Gëzim Kabashi që lexoi tekstet, për më shumë se një orë krijuan një atmosferë të veçante për një “Mesazh Biblik”, siç emërtohej kjo mbrëmje.

Dëgjuesit e shumtë, mes të cilëve edhe shumë të huaj me banim në Durrës, ndoqën interpretimin magjepsës të mjeshtrave instrumentistë, anëtarë të Orkestrës sinfonike të Galicisë (Spanjë) dhe të Ansamblit “Siglo XX”. Qetësisë absolute që mbizotëroi në Muze ia zunë vendin duartrokitjet e zgjatura, të cilat më parë ishin rezervuar edhe për pjesën e Arvo Part për violinë e piano “Fratres”, me interpretë Florian Vlashi dhe Daniel del Pino.

Gjatë këtij edicioni, Bienalja “Netët e muzikës klasike” pati disa stacione të veçanta, si “Në kërkim të muzikës së humbur” kushtuar kompozitorëve të persekutuar; prezantimi i Orkestrës Rinore; konkursi i Yjeve të rinj, fituesja e të cilit do të jetë soliste e një koncerti në Spanjë; Duo Pianistike e vëllezërve Gaqi; dy koncerte në spital dhe në Institutin e minorenëve në Kavajë; koncerti i Hajdenit “Shtatë fjalët e fundit të Krishtit në kryq”, si dhe leksionin mbi krijimin e violinës, liuterinë. Edicioni i parë i Bienales është organizuar në Durrës në vitin 2003.

*Fotot janë realizuar nga David Sherifi

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Dua Lipa nderohet për kontributin e saj në muzikë

   Gazetari i vjetër durrsak, Thanas Mustaqi, në një postim në Facebook, ka hedhur dritë mbi një moment të trishtë të historisë së Muzeut

   Gjithmonë e më shumë po shtohen të rinjtë që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në vendet e huaja.

Pjesë e programit të Fest Lojë, i dedikuar 70-vjetorit të QKF-së Durrës dhe 20-vjetorit të festivalit.

Komedia “8 femrat” me regji të Driada Dervishit ka mbërritur këtë fundjavë ne Durrës në shfaqjen e saj të 11-të.

   Në odeonin “Nikolin Xhoja” të pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” është zhvilluar pasditen e djeshme, nje aktivitet artistiko-kul

 20 vjetori i festës më të madhe të fëmijëve që bëhen bashkë në Durrës, nga treva të ndryshme të Ballkanit e më gjerë, ka përkuar me 70 v

Pas një suksesi absolut në Tiranë, “8 femrat” e Driada Dervishit mbërrijnë në skenën teatrore të Durrësit.

   Aktori Mirush Kabashi ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.

   Një nga konkurrentët në spektaklin “The Voice of Greece” është edhe një shqiptar, i cili ka tërhequr vëmendjen e jurisë me zërin e tij