Mbrëmjen e kësaj të premteje në Durrës do të organizohet një koncert me muzikë tradicionale Bretone.

Përmes një postimi në Facebook, Bashkia Durrës njofton se koncerti do të mbahet në orën 19:30 në Amfiteatrin e qytetit.

Për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këtë aktivitet, bëhet me dije se hyrja është falas.

"20 Shtator ora 19:30

Koncert me Muzikë Tradicionale Bretone 

Me pjesmarrjen e grupit polifonik “Shëndellia” të Mallakastrës.

Amfiteatri Romak i Durrësit 

Hyrja e lirë", shkruhet në njoftim.

Me rastin e edicionit të 13-ë të Festivalit Ndërkombëtar "Takimet muzikore të të dy Botëve", grupi francez Barba Loutig do të sjellë këngët polifonike franceze.

Me katër zëra këngëtarët bëjnë të rezonojnë meloditë e sjella nga udhëtimet (Galice, Hungari, Shqipëri,…) të cilat i asimilojnë në gjuhën e tyre dhe përmes vjershave popullore bretone apo teksteve të krijuara nga ato.