Në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit është çelur ekspozita personale e piktores Zengjine Behaj (Naci).

Për këtë ekspozitë, autorja ka punuar me përkushtim e këmbëngulje rreth 4 vite.

Në të janë përfshitë një sërë tablosh që kanë tërhequr vëmëndjen e admiruesve të arteve pamore, të punuar në teknike të ndryshme, si në vaj, grafikë por ka dhe një diversitet punimesh duke u nisur nga piktura realiste deri tek ato që i përkasin artit modern.

Dashamirësit e artit e kulturës kanë vletësuar pikturat me motive nga Durrësi, por edhe grafikat e Nënë Terezës dhe shumë punime te tjera.

Ata kanë marrë mbresa të veçanta nga ngjyrat e çelëta që ka përdorur kryesisht piktorja, hapësirat që kanë vetë tablotë dhe larmia e motiveve.

Piktorja thekson se piktura është pasioni i hershëm i saj, pasion që se ka braktisur asnjëherë.

Ne këtë ekspozitë ajo ka paraqitur rreth 60 vepra artistike në teknika të ndryshme, ndërkohë që thotë se vlerëson shumë edhe grafikën, si themelin e punës së çdo piktori.

Ekspozita që po ndiqet me vëmendje nga shumë shikues do të qëndrojë e hapur deri më 20 nëntor.   

K.H.