Në odeonin “Nikolin Xhoja“ të Pallatit të Kulturës në Durrës është bërë promovimi i librit poetik të Zhitit, vepër cilësore  e autorit të persekutuar gjatë sistemit komunist, periudhë e cila është pasqyruar në shumë vargje të ngarkuara emocionalisht. Dashamirës të librit e artit, miq e shokë të autorit kanë marrë pjesë dhe kanë vlerësuar krijjimtarinë e tij.   

Kjo vepër është mirëpritur nga kritika si vëllim që shpreh jo vetëm unin poetik të autorit, por sjell artistikisht një epokë të tërë nëpërmjet vargjeve plot vlera artistike.  

Në takim kanë marrë pjesë shumë poetë dhe shkrimtarë, të cilët kanë shprehur edhe konsideratat e tyre mbi vlerat artistike të librit poetik “Zili do ta kisha dhe një murg”.

K.H.