Sot, në Muzeun Arkeologjik u zhvillua një takim dhe një orë mësimi me studentë të degës së historisë së UAMD, e drejtuar nga zoti Afrim Hoti.

“Në bisedën që u zhvillua me këtë rast, në kuadrin e Edukimit përmes Trashëgimisë, u diskutua për çështje të ndryshme që shqetësojnë Muzeun dhe Trashëgiminë si dhe për potencialin që ka ky institucion për përfshirjen e të rinjve. Nga diskutimet dhe shkëmbimet e mendimeve u dhanë ide dhe u përcaktuan projekte konkrete bashkëpunimi, që do të realizohen në të ardhmen e afërt midis UAMD dhe DRKK Durrës.”– njofton Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në faqen e saj në Facebook.